VITI 1969, VITI I ZVOGËLIMIT TË VEPRIMTARIVE TË KRYQIT TË KUQ SHQIPTAR

NË VITIN 1969, NË SHKELJE TË KONVENTAVE TË
GJENEVËS TË VITIT 1949, TË CILAT ISHIN NËNSHKRUAR
NGA SHTETI SHQIPTAR, QEVERIA SHQIPTARE
NDËRMORI AKTIN E PAPRECEDENT TË PEZULLIMIT TË
VEPRIMTARIVE TË KRYQIT TË KUQ SHQIPTAR, NJË RAST
KY UNIKAL NË BOTË.

Me vendimin e marrë, qeveria i njhte shoqatës vetëm të drejtën e mbajtjes së kontakteve në nivel ndërkombëtar nëpërmjet zyres së Kryqit të Kuq Shqiptar në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërkohë që emblema e Kryqit të Kuq do të vazhdonte të përdorej si në veprimtari të strukturave përkatëse shëndetësore në fushën e higjienës, ashtu dhe në shërbimin e urgjencës mjekësore, spitalet, klinikat mjekësore dhe farmacitë.

VITI 1989, VITI I LEJEMIT
TË VEPRIMTARIVE
TË KRYQIT TË KUQ SHQIPTAR

Në vitin 1989, 20 vjet pas pezullimit të veprimtarisë së Kryqit të Kuq Shqiptar, qeveria vendosi të lejojë sërish veprimtarinë e shoqatës. Nga ky moment do të fillohej nga puna për riorganizimin e shoqatës, një punë jo e lehtë kur bëhej fjalë të riinstaloheshin ato parime dhe vlera njerëzore që bartëte më herët shoqata, të cilat pothuajse kishin humbur nga memorja e vendit.

DREJTIMET KRYESORE BAZË TË RIORGANIZIMIT TË KRYQIT TË KUQ SHQIPTAR:

  • Edukimi shëndetësor dhe aktivizimi i masave në ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre;
  • Organizimi i ndihmës së shpejtë paramjekësore në vend, në ndërmarrje, ekonomi bujqësore dhe shkolla;
  • Propogandë për rekrutimin e dhuruesve të gjakut vullnetar dhe pa shpërblim;
  • Ndihmë në kërkimin e personave të humbur;
  • Ndihmë në kryerjen e shërbimeve shoqërore vullnetare personave që nuk janë në gjendje fizike-shëndetësore ta bëjnë vetë;
  • Dhënie e kontributit në mbrojtjen e paqes, në zbatim të statusit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar;
  • Ndihmë popullsisë së dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore dhe nga veprimet luftarake.


Ndajeni me miqte tuaj: