VEPRIMTARIA E KRYQIT TË KUQ SHQIPTAR NË VITET 1945 – 1969
Pas çlirimit, Kryqi i Kuq Shqiptar mori një karakter të gjerë popullor dhe kreu disa funksione të rëndësishme, duke i përdorur të ardhurat e tij në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të popullit.
Ai vazhdoi të mbante lidhje me Ligën e Shoqatave të Kryqit të Kuq me qëllim ardhjen në ndihmë të refugjatëve në vend, të internuarve të mbetur nga kampet e Gjermanisë naziste për ndihmat e ardhura nga jashtë apo dhe të dërguara prej tij në raste fatkeqësish natyrore në raste fatkeqësish, etj.)
DISA NGA ARRITJET E KRYQIT TË KUQ SHQIPTAR NË KËTË PERIUDHË JANË:
- NGRITJA E 6 AZILEVE TË PLEQËVE;
- NGRITJA E SHUMË ÇERDHEVE, KOPSHTEVE PËR FËMIJË;
- NGRITJA E 2 DISPANCERIVE ANTITURBEKULARE NË TIRANË;
- NDIHMË NË ILAÇE PËR POPULLSINË E VOBEKTË, FËMIJËVE TË SHKOLLAVE, ETJ.;
- NGRITJA E SANATORIUMIT EKSTRAPULMONAR NË VLORË;
- NGRITJA E DISA AMBULANCAVE, INFERMIERIVE;
- NGRITJA E NJË SHTËPIE TË ARSIMIT SHËNDETËSOR NË SHKODËR DHE TË NJË KABINETI TË ARSIMIT SHËNDETËSOR NË DURRËS.
NË VITET 1955 – 1969 SHOQATA KA PUNUAR NË TRI DREJTIME KRYESORE:
- NË ORGANIZIMIN E NDIHMËS SË SHPEJTË NË QENDRAT E PUNËS E TË PRODHIMIT, NË FSHATRA, NË SHKOLLA;
- NË NGRITJEN E KURSEVE TË AKTIVISTËVE SANITARË;
- NË NXITJEN E DHURIMIT FALAS TË GJAKUT.
Shoqata, nën shëmbullin e vendeve të tjera të Europës lindore, do të kufizonte veprimtarinë e saj vetëm në fushën e edukimit shëndetësor, dhe më konkretisht në:
promovimin e rregullave të higjienës, në përhapjen e njohurive të ndihmës së parë në komunitet si dhe në ngritjen e posteve të ndihmës së parë, duke i hequr Kryqit të Kuq Shqiptar të drejtën e disponimit dhe administrimit të pronave dhe veprimtarive të tjera që kishte kryer më herët.