LËVIZJA NDËRKOMBËTARE E KRYQIT TË KUQ DHE GJYSMËHËNËS SË KUQE
Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është rrjeti më i madh humanitar në botë. Misioni i saj është që të zbusë vuajtjen njerëzore, të mbrojë jetën dhe shëndetin dhe të respektojë dinjitetin njerëzor, veçanërisht në konfliktet e armatosura dhe situata të tjera emergjente. Lëvizja e cila është prezente në të gjitha vendet, mbështetet nga miliona vullnetarë.
I krijuar nga Henry Dunant, në betejën e Solferinos, Kryqi i Kuq do të imponohet si një lëvizje ndërkombëtare e ndihmës dhe mbështetjes së viktimave. Nisur nga veprimtaria e tij e vazhdueshme në favor të viktimave dhe në përhapjen e sjelljes së tolerancës dhe të dialogut, Kryqi i Kuq do të kontribuonte në vazhdimësi në parandalimin e konflikteve e të tensioneve dhe në mbështetjen e njerëzve në nevojë.
4 QERSHOR 1859: THEMELIMI I KRYQIT TË KUQ NË SOLFERINO.
Dëshmitarë i betejës së Solferinos, Henry Dunant, një qytetar zviceran, do të organizonte së bashku me popullsinë vendase ndihmën për të plagosurit në fushën e betejës. Ndihma humanitare pa dallim për ushtarët e të dy ushtrive në luftim është dhe akti themelues i Kryqit të Kuq.
NË LIBRIN E TIJ “NJË KUJTIM NGA SOLFERINO” HENRY DUNANT PARASHTRON DY PROPOZIME QË DO TË KRIJOJNË TË DREJTËN HUMANITARE MODERNE:
- Miratimi i një traktati që do të çonte në neutralitetin e shërbimeve shëndetësore ushtarake në fushën e betejës.
- Krijimi i një organizate të përhershme të ndihmës për ushtarin e plagosur në luftë. 1863 do të krijohet Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq
- Komiteti ndërkombëtar dhe i përhershëm në ndihmë të ushtarit të plagosur (sot, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq), është themeluar në vitin 1863, bazuar në idetë e Henry Dunant.
Ai arriti në pak muaj të mblidhte përfaqësues nga 16 Shtete në një Konferencë diplomatike, që do të çonte në nëshkrimin e Konventës së Parë të Gjenevës. - 22 gusht 1864: Krijimi i Kryqit të Kuq dhe të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare.
- Konventa e parë e Gjenevës, e nënshkruar nga 16 shtete, do të krijonte në çdo vend komitetet e ndihmës, emblema mbrojtëse dhe identifikuese e të cilëve do të ishte kryqi i kuq në sfond të
bardh. Kjo konventë do të përcaktonte gjithashtu, rregullat ndërkombëtare të fatit të personave në duart e armikut, që nuk janë pjesëmarrës në luftim. - Gusht 1949: Ripunimi i Konventave të Gjenevës kanë bërë që e Drejta Ndërkombëtare Humanitare të zhvillohet në funksion të evolimit të luftës moderne.
Më 5 maj 1919 krijohet Liga ndërkombëtare e Kryqit të Kuq, sot Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është rrjeti më i gjerë humanitar në botë që bën së bashku 150 milion njerëz në 192 shoqata Kombëtare nëpërmjet punës së 13.7 milion vullnetareve.
Së bashku, ata veprojnë përpara, gjatë dhe pas katastrofave dhe emergjencave shëndetësore për të plotësuar nevojat dhe përmirësuar jetën e njerëzve në nevojë, pa diskriminim për kombësinë, racën, besimit fetar, klasor dhe opinionit politik.
ÇMIMI NOBEL PËR PAQE DHE KRYQI I KUQ
1901
Çmimi i parë Nobel për Paqen i jepet Henry Dunant, themeluesit të Kryqit të Kuq
1917 DHE 1944
Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për veprimtarinë e tij në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.
1963
Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq me rastin e 100 Vjetorit të lindjes së tij dhe Ligës së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, sot Federata ndërkombëtare e Shoqatave
të kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.