Hapet në Galerinë Kombëtare të Arteve – Ekspozita XX Kombëtare e Vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”

Në vitin e 95 vjetorit të themelimit të tij Kryqi i Kuq Shqiptar e kremton këtë ditë me dy veprimtari mjaft të rëndësishme që janë : Fushata për promovimin e vlerave humanitare të Kryqit të Kuq që finalizohet me Ekspozitën kombëtare të vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” dhe Konkursin kombëtar të Ndihmës së Parë.

Ekspozita 2016 9

Ekspozita XX Kombëtare “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” është finalja e një fushate disa mujore për promovimin e vlerave humanitare, që synon të kontribuojë në edukimin qytetar të fëmijëve dhe të ndërgjegjësojë pjesëmarrësit dhe publikun mbi veprimtarinë e Kryqit të Kuq Shqiptar. Në të janë përfshirë një numër i madh nxënësish, mësuesish, vullnetarësh dhe të punësuarish në të gjithë vendin. Janë rreth 20 000 nxënës në të gjithë vendin, 38 ekspozita të hapura dhe rreth 300 vizatime të përzgjedhura për Ekspozitën Kombëtare të vizatimit. Këto aktivitete janë organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Arsimore dhe drejtoritë e shkollave. Këtë vit, Ekspozita hapet në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, falë mbështetjes së drejtuesve të saj të cilët i falënderojmë ngrohtësisht.

Ekspozita 2016 6

Falënderojmë ngrohtësisht ata që bënë të mundur realizimin e kësaj veprimtarie : Galerinë Kombëtare të Arteve, Dixhitalb, Klik Expo Group, Digitalb dhe Pepsi.

Ndajeni me miqte tuaj: