Në kuadër të projektit ”Forcimi i reziliencës te të moshuarit dhe personat me aftësi ndryshe gjatë COVID-19 dhe katastrofave të ardhshme’’, i cili është një iniciativë trevjeçare në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e koordinuar nga Kryqi i Kuq i Serbisë dhe i mbështetur nga Bashkimi Evropian, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Kryqi i Kuq Austriak, jeni të ftuar për paraqitjen e projekt propozimeve për një apo disa nga fushat e mëposhtme:
- Nisma për zhvillim dhe advokaci të politikave lokale.
- Ofrimi i shërbimeve me shtrirje të vogël, me bazë vullnetare për personat e moshuar dhe personat me aftësi ndryshe që fillimisht mund të testohen dhe më pas të advokohen si shërbime të qëndrueshme (p.sh. ofrimi i shërbimeve në zona të largëta dhe rurale, të vështira për t’u arritur).
- Përgatitja e materialeve për dialog për politika lokale dhe kombëtare, ndërgjegjësimin e publikut dhe edukim.
- Veprimtari ndërgjegjësuese dhe edukuese mbi tema të përfshirjes sociale të të moshuarve dhe personave me aftësi ndryshe, moshimi aktiv, vullnetarizmi.
- Nisma për edukim jo-formal/të mësuarit gjatë gjithë jetës në komunitetet lokale
- Aktivitete kulturore me pjesëmarrjen e të moshuarve dhe personave me aftësi ndryshe
- Përshtatja e mjediseve sociale dhe komunitare të cilat nuk janë të aksesueshme për personat me aftësi ndryshe për të mbështetur përfshirjen e tyre në nivel komuniteti.
Aplikantët e lejuar
Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF), anëtarë të rrjeteve të shoqatave që janë aktive në nivel lokal e që punojnë me traget grupet e projektit që janë të moshuarit dhe personat me aftësi ndryshe.
Të gjitha projekte apo aktivitetet e propozuara do të zbatohen në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Maximumi i buxhetit të lejuar është 5700 Euro për Aplikim.
Si aplikohet
Ju lutemi plotësoni Formularin e Aplikimit duke përfshirë një përshkrim të detajuar se si ju mendoni ta zbatoni projektin apo aktivitetin, buxhetin përkatës, një plan pune të detajuar, si dhe dokumentet shtesë të përshkruara në Ftesën për Aplikim (nëse këto dokumente nuk dorëzohen kërkesa juaj do të refuzohet dhe projekt propozimi nuk do të shqyrtohet nga ana përmbajtësore nga komisioni i vlerësimit.)
Afatatet kohore për Aplikim
Projekt propozimet duhet të dorëzohen jo më vonë se data 15 shtator 2022, ora 15:00, në adresën elektronike: aplikimpergrante@kksh.org.al ose pranë zyrave të Kryqit të Kuq Shqiptar, Rruga Pjeter Budi, Ndërtesa 19, Tiranë
Për pyetje dhe informacione të mëtejshme dërgoni një email në adresën tracing@kksh.org.al deri në datën 9 shtator, 2022
Kriteret për aplikim të suksesshëm
Kontrata do ti jepet ofertave në përputhje me principin e ofertës më të mirë (raporti më i mirë çmim-cilësi) dhe kritereve të vlerësimit të vendosur më poshtë.
- Dorëzimi i aplikimit në afat
- Buxheti brenda kufijve të kërkuar
- Aktivitetet janë formuluar qartë dhe lidhen me rezultatet e kërkuara të projektit të përshkruara më lart.
- Shoqata aplikuese është e lidhur mirë me aktorët relevantë për inciativën e propozuar
- Shoqata aplikuese në kushte ideale ofron disa burime si infrastrukturë, pajisje, burime njerëzore etj
- Shoqata aplikuese ka kapacitete për të zbatuar aktivitetet dhe për të dorëzuar raportet narrative dhe financiare.
- Shoqata aplikuese duhet të sigurojë transparencë dhe besueshmëri.
- Vetëm aplikimet që përdorin këtë format do të pranohen.
- Kontrata do t’i jepet ofertave me raportin më të mirë çmim-cilësi për aktivitetet e propozuara.
Anekse
- Formati i aplikimit- Aneksi A
- Formati i Buxhetit- Aneksi B
- Ftesa për Aplikim- Aneksi F
- Procedurat Standarte Operative