Duhet vepruar me urgjencë për të zotëruar sëmundjen që vjen nga virusi Zika, që tashmë është shtrirë në 21 vende dhe territore të Amerikës, vë alarmin Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK).
Një qasje e koordinuar që bën bashkë qeveritë, mbledhësit e fondeve dhe organizata e shoqërisë civile që veprojnë në përmirësimin e higjienës së ambientit, e plotësuar kjo nga një strategji e integruar e luftës kundra vektorit, është e domosdoshme në mënyrë që të mbahet sëmundja e virusit Zika dhe infeksione të tjera virale të transmetuara nga myshkonja Aedes aegypti.
“Mënyra e vetme për të ndaluar sëmundjen e virusit Zika, është ndërprerja e vektorit të mushkonjës dhe në eliminimi i çdo kontakti ndërmjet kësaj të fundit dhe njeriut, duke ndërmarrë masa energjike për të zmbrapsur varfërinë “, shpjegon Walter Cotte, drejtori i FNKK për Rajonin e Amerikës.
“Vitet e gjata të eksperiencës tonë në parandalimin dhe në luftën kundra epidemive të etheve tropikale, të paludizmit, të sëmundjes së Chagas dhe të etheve tropikale, na kanë mësuar që higjiena e ambientit, forcimi i sistemit shëndetësor komunitar dhe fushatat e sesibilizimit dhe të promocionit të higjienës, shpëtojnë jetë. Vullnetarët vendorë të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, mund të shpërndajnë në mënyrë shumë të shpejtë, mesazhet thelbësore për shëndetin që do t’u lejojnë komuniteteve të marrin masat e nevojshme për të zvogëluar rreziqet, pikërisht duke eleminuar bazën e riprodhimit të mushkonjave.”
Nëse 60-80% e të prekurve nuk tregojnë shenja zhvillimi të simptomave, të tjerët mund të vuajnë nga ethet, nga të vjellat, nga dhembjet muskulore dhe të kokës. Ndërkohë, në nëntor të vitit 2015, Ministria braziliane e shëndetësisë ka folur dhe ka bërë një lidhje të mundshme shkakësore ndërmjet viruasit Zika dhe rritjes së problemeve neurolologjike.
“Gjysmë shekulli më parë, Organizata panamerikane e shëndetësisë bëri që të tërhiqej sëmundja e etheve tropikale në Amerikë, pse jo dhe ta eliminonte atë në disa rajone, falë një strategjie për kontrollin e vektorit.“ thekson Cotte. “Por, mushkonja është rishfaqur, dhe një numër rastesh me ethet tropikale janë rishfaqur sërish, duke shkuar nga 15 000 në vit në vitin 1960 në rreth 390 milion sot. Ne nuk mund të qëndrojmë me krah të kryqëzuara, përballë kësaj shkalle të frikshme rritje, dhe as të lejojmë një evolucion të ngjashëm me Zikan.”
Shënimi i redaktorit
Virusi Zika e ka marrë emrin nga pylli me të njëjtin emër në Uganda, kur ai dhe është zbuluar në vitin 1947, fillimisht te një majmun, dhe një vite më vonë te mushkonja Aedes africanus. Rasti i parë te njeriu është sinjalizuar në Nigeri në vitin 1952. Amerika e Jugut ka regjistruar rastet e saja të para në vitin 2015. Ekzistojnë dy rrënjë të virusit: ajo afrikane, e shfaqur në Uganda dhe ajo Aziatike që është përhapur në Amerikë dhe në Paqësor.
Me qëllim që të inkurajohen qasje të koordinuara për zvogëlimin e vulnerabilitetit, FNKK është bërë inciatore e “Kualicionit të një miliard personave për të forcuar qëndrueshmërinë”, një iniciativë që grupon organizatat e ndihmës, qeveritë, sektorin privat, institutet e kërkimit dhe komunitetet, objektivi itë cilit synon që deri në vitin 2015, një miliard banorë të planetit të kenë marrë të paktën një masë konkrete për të zvogëluar vulnerabilitetin e tyre ndaj rreziqeve të natyrës dhe të kërcënimeve të tjera që u vijnë.