Çfarë bota po kalon sot, është një sfidë humanitare e pashembullt. Niveli i fenomenit të emigracionit sot, është në nivelin më të lartë të regjistruar nga fundi i luftës së dytë botërore. Kështu që është një nevojë urgjente të kuptojmë, të përshtatemi dhe t’i përgjigjemi kërkesave humanitare aktuale, për të mbështetur popullsinë në nevojë në vendet e tyre të origjinës, në vendet e transitit dhe ato të destinacionit.
Kompleksiteti i faktorëve të ndryshëm në lojë, që rregullojnë fenomenin e emigracionit, bëjnë që asnjë qeveri, asnjë organizatë të mos mundet e vetme, të plotësojë dhe të kënaqë nevojat e emigrantëve, dhe as të mund të përballet me çështjet që i kanë dhënë jetë këtij fenomeni.
Prandaj është thelbësore, që palët kryesore të interesuara, të mblidhen për të kuptuar dhe koordinuar përgjegjësitë e tyre individuale dhe kolektive, në mënyrën më të mirë të mundshme. Këto janë arsyet që kanë shtyrë FNKK, që në bashkëpunim me shoqatën simotër të Gjysmëhënës së Kuqe të Tunizisë, të organizojnë në Tunizi, sot më 17 shtator, një forum për të garantuar një mbështetje më të mirë dhe një përmirësim të planeve të veprimit të vendeve të ndryshme, duke kërkuar kështu një përgjigje humanitare më efikase, në respekt të kërkesave të nevojtarëve në rrugën e tyre të emigracionit dhe përgjatë kalimit të detit Mesdhe.
Pjesëmarrës të këtij takimi janë, përfaqësues të qeverive, krerë të organizatave ndërkombëtare, ekspertë të nivelit të lartë, drejtues të shoqërisë civile dhe botës ekonomike. Në takim do të jenë pjesëmarrës dhe eksponentë të Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, ndër të cilët përfaqësues të Shoqatave Kombëtare të rajonit të Mesdheut, të rajonit të Lindjes së Mesme dhe të Veriut të Afrikës, të FNKK, të Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe të Qendrës për bashkëpunim në Mesdhe. I pranishëm do të jetë dhe Zëvendës Presidenti i FNKK dhe njëkohësisht dhe President i Kryqit të Kuq Italian, z. Francesco Rocca.