Janë pothuajse, 50 mijë emigrantë që kanë mbërritur në brigjet italiane nga fillimi i vitit në një total prej 150 zbarkime. Komitetit rajonal i Kryqit të Kuq të Sicilisë merr pjesë aktive në operacionet e ndihmës dhe mirëseardhjes në portet, por dhe në asistencën shëndetësore në bashkëpunim me mjekët e Shërbimeve shëndetësore, falë një marrëveshje të nënshkruar me Ministrinë e Shëndetësisë, në respekt të Planit të emergjencës të hartuar nga Sektori i Shëndetit.
Janë më shumë se 2300 vullnetarë dhe 164 punonjës të Repartit të Shëndetit Publik të KK Italian që janë angazhuar nga 1 janari i kaluar, për të garantuar shpërndarjen e materialeve ndihmëse, ujit dhe në administrimin e zonave pritëse. Vetëm në Katania, Komiteti provincial i Kryqit të Kuq, ka kryer nga 1 janari 543 vizita dhe 61 transferime në spital për një numër prej 6000 emigrantë të mbërritur. Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq të Gjysmëhënës së Kuqe, nëpërmjet fondit të emergjencës ka kontribuar në sigurimin e tendave mjekësore në portet siciliane, kitet e përdorimit për gra, burra dhe fëmijë, si dhe për një ndërmjetës kulturor dhe një koordinator për administrimin e të gjitha zbarkimeve në Sicili.
Veç të tjerave, FNKK, të nesërmen e tragjedisë së 18 prillit, ka lëshuar një apel ndihme emergjente për të gjithë Lëvizjen Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, të cilit i janë përgjigjur menjëherë shoqata të ndryshme kombëtare si (Austria, Britania e Madhe, Finlanda, Japonia, Monako, Norvegjia, Zvicra, Holanda) dhe qeveria zvicerane.
Kryqi i Kuq i Katania, që ka dhe koordinimin e administrimit të fondeve të mbledhura nga apeli emergjencës, mund të furnizojë të gjitha portet e Italisë të interesuar për zbarkimet e emigrantëve me më shumë se 70 000 pako me veshje, 49 000 pako ushqimore, 200 krevate të nevojshëm për qendrat e reja në Romë dhe Ventimiglia për emigrantët tranzit.
Falë kontributit të Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, përveç të tjerash, Kryqi i Kuq Italian do të ketë në dispozicion profesionistë që do të zbatojnë në praktikë një sistem të mirë kolauduar me mediator gjuhësor dhe psikologjik të aftë të përballen me emigrantët në momentet e zbarkimit.
Ndërkohë vazhdon, shumë më intensivë se përpara, Shërbimi i Bashkimit Familjar për emigrantët që shpesh rrezikojnë të mbeten të ndarë në momentin e zbarkimit. Falë një marrëveshje të rëndësishme të nënshkruar nga Prefektura, Kryqi i Kuq i Katanias po jepet një shembull shumë i mirë për të gjithë territorin kombëtar për një nga veprimtaritë thelbësore të misionit humanitar të Kryqit të Kuq.