Emblema e Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe

 

Konferenca 32 ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së kuqe ndër të tjera miratoi dhe emblemën e Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe. Për tu njohur më mirë me këtë emblemë dhe përdorimin e saj, kemi shkëputur disa fragmente nga Rezoluta e miratuar në këtë takim të rëndësishëm.

 

Me qëllim që të plotësohen logot individuale ekzistuese (të Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), të Federatës ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (Federata ndërkombëtare dhe të Shoqatave Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe) dhe mbrojtjen e brandit dhe logos së komponentëve të Lëvizjes, emblema e Lëvizjes duhet përdoret veçanërisht për përfaqësimin, komunikimin, fushatat globale për sigurimin e fondeve dhe aktivitetet promocionale për të përfaqësuar në mënyrë të përbashkët komponentët e Lëvizjes, në përputhje me kushtet dhe rregullat e përcaktuara në dokument. (Rezoluta e miratuar në Konferencën 32 ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe)

 

Parime të përgjithshme

Parimet e përgjithshme, këtu më poshtë, përcaktojnë përdorimin e logos së Lëvizjes:

  • Emblema e Lëvizjes duhet përdorur për të maksimalizuar vizibilitetin, pozicionin dhe mbledhjen e fondeve në mbështetje të veprimtarisë humanitare të Lëvizjes dhe të njerëzve që i shërbejnë asaj.
  • Emblema e Lëvizjes, duhet përdorur veçanërisht, duke bërë kujdes që të mos dobësojë forcën dhe primatin e emblemave ekzistuese të komponentëve të Lëvizjes.
  • Emblema e Lëvizjes është plotësuese e komponentëve të veçuar të Lëvizjes. Në kontekstin e fushatës për sigurim fondesh, emblema e Lëvizjes duhet përdorur, atje ku përdorimi i emblemave individuale të komponentëve të Lëvizjes nuk janë praktikisht dhe teknikisht të mundshme.
  • Çdo përdorim apo paraqitje e emblemës së Lëvizjes duhet të miratohet paraprakisht në përputhje me procesin e përcaktuar në këtë dokument. (Në rezolutë).
  • Çdo përdorim apo paraqitje e emblemës së Lëvizjes duhet të jetë në përputhje me standardet etike që rrjedhin nga Parimet themelore të Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.
  • Nuk do të lejohen përdorime apo paraqitje të emblemës së Lëvizjes, nëse do të arrihet në përfundimin se ato çojnë në dobësimin e statusit neutral dhe të vlerave mbrojtëse të emblemave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe / ose do të rrezikojnë prestigjin, apo respektin e emblemave. Të gjithë komponentët e Lëvizjes janë përgjegjës për të siguruar se përdorimi e emblemës së Lëvizjes është, në çdo kohë, në përputhje me Rregulloren e vitit 1991 Për përdorimin e Emblemës së Kryqit të Kuq apo të Gjysmëhënës së Kuqe nga Shoqatat Kombëtare (Rregullore). Kështu, të gjitha përdorimet e logos së Lëvizjes duhet të jenë në përputhje me rregullat, politikat dhe rregulloret përkatëse të pranuara nga Lëvizja.
  • Emblema e Lëvizjes, duhet që në çdo kohë, të përdoret në mënyrë që të jetë në respekt me rregullat koordinuese të pranuara nga Lëvizja dhe në frymën e solidaritetit dhe partnershipit të mirë ndërmjet komponentëve të Lëvizjes, duke evituar çdo konkurrim ndërmjet.

 

Përdorimi i emblemës së Lëvizjes, situatat në të cilat mund të përdoret. Emblema e Lëvizjes duhet përdorur veçanërisht dhe vetëm në skenarët e mëposhtëm:

 

  1. Paraqitje: për qëllime paraqitje në materialet e mbledhjeve statutore të Lëvizjes dhe në pjesëmarrjet e koordinuara të Lëvizjes, në takime në të cilat përfshihen Shoqatat Kombëtare, KNKK dhe Federata ndërkombëtare;
  2. Komunikim: për qëllime komunikimi përfshirë Revistën e Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe fushatat e Lëvizjes të miratuara paraprakisht, deklarata të përbashkëta, platforma dixhitale dhe materiale të tjera në kontekst dhe me tema për çështje globale apo në interes të Shoqatave kombëtare, KNKK dhe të Federatës ndërkombëtare (p.sh. Dita botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Shërbimi shëndetësor në rrezik, etj)
  • Në promocion dhe në sigurimin e fondeve për emergjenca humanitare: për promocionin e gjerë botërorë dhe fushatat për sigurim fondesh, ku përfshihet dhe një partner i jashtëm, dhe që lidhen me një emergjencë humanitare me interes global ku është përfshirë në përgjigje një nga komponentët e Lëvizje, përfshirë këtu Federatën ndërkombëtare dhe KNKK.
  1. Në promocionin e Lëvizjes dhe sigurimin e fondeve për një temë apo fushatë  të përgjithshme: për promocionin dhe sigurimin e fondeve në shkallë të gjerë të Lëvizjes, në të cilën mund të përfshihen dhe sponsorizime nga, apo në bashkëpunim me, një partner të jashtëm.

 

Ndajeni me miqte tuaj: