EKSPOZITA XXIV KOMBËTARE E VIZATIMIT “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”

Në kuadër të 100 vjetorit të themelimit të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe të 8 Majit – Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, u organizua në ambientet e instalacionit “Reja“, përpara Galerisë Kombëtare të Arteve Ekspozita XXIV Kombëtare të Vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq ”.

Synimi i organizimit të këtij aktiviteti është të përhapë tek fëmijët vlerat humanitare të Kryqit të Kuq, të promovojë tek ata ndjenjën e vullnetarizmit dhe të humanizmit në ndihmë të më nevojtarëve dhe njëri – tjetrit.

Ekspozita e organizuara është finalizimi i fushatës për promovimin e vlerave humanitare që kontribuon në edukimin qytetar të fëmijëve dhe synon të ndërgjegjësojë vizitorët e ekspozitës mbi veprimtaritë e Kryqit të Kuq Shqiptar. Ekspozita është frut i punës dhe kontributit disa mujor të një numri të madh nxënësish, mësuesish, vullnetarësh dhe të punësuar në të gjithë vendin.

Në këtë ekspozitë u paraqitën punimet më të mira nga rreth 4000 punime që u ekspozuan në 38 ekspozitat e organizuara nga 38 degët e KKSH. Numri i shkollave të angazhuara në këtë veprimtari është rreth 150 shkolla 9-vjeçare në të gjithë vendin.

Duke qënë në një situatë të pazakontë si Covid-19, tematikat e pasqyruara në punimet e nxënësve janë të lidhura me vlerat që u shpalosën nga vullnetarët dhe KKSH në ndihmë të komunitetit gjatë tërmetit të 26 nëntorit, pandemisë Covid-19, por dhe të 100 vjetorit të Kryqit të Kuq Shqiptar, një shekull në shërbim gtë më nevojtarëve.

Për vizatimet më të mira të paraqitura në këtë ekspozitë, do të jepen certifikata dhe dhurata, të mundësuara nga sponsor të ndryshëm të aktivitetit.

Kryqi i Kuq Shqiptar

Ndajeni me miqte tuaj: