Romë/Gjenevë, 20 Qershor 2017 – Një platformë e re dixhitale në Ditën Botërore të refugjatëve (20 qershor) do të sjellë një informacion të domosdoshëm dhe të përshtatshëm, për refugjatët dhe emigrantët në nevojë.
“Vullnetari Virtual” – një aplikacion miqësor nëpërmjet telefonit celular, i zhvilluar nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK) dhe IBM – që ndihmon njerëzit që emigrojnë për të pasur një qasje praktike në informacione dhe mbështetje të besueshme kudo që ata ndodhen. Vullnetari Virtual është shtrirë tashmë në Greqi dhe në Suedi ku është përdorur nga rreth 30,000 persona.
“Vullnetari Virtual plotëson një boshllëk në përgjigjen globale ndaj emigracionit”, tha Jagan Chapagain, Nënsekretari i Përgjithshëm i FNKK&GjK për Programet dhe Operacionet. “Njerëzit në lëvizje shpesh kapen në befasi për shkak të një informacioni të dobët. Jo gjithmonë, ata e dinë se cilat shërbime janë në dispozicion të tyre. Ky është një mjet që do të ndihmojë t’u japë atyre një pamje më të qartë për mënyrën sesi ata të mund të marrin vendimet e duhura, të mbështetura në informacionin e duhura.”
Platforma tregon në kohë reale shërbimet e Kryqit të Kuq dhe organizatave të tjera, duke përfshirë klinikat ambulatore dhe qendrat e shëndetit të nënës, si dhe vendet ku njerëzit mund të kenë qasje ligjore dhe mbështetje psikologjike falas. Aplikacioni përdor gjeolokimin e përdoruesve për të siguruar informacionin e duhur.
Pika qëndrimi të sigurta
Aplikacioni informon njerëzit për tri Pika qëndrimi të sigurta të Kryqit të Kuq Italian në Catania, Trapani dhe Cagliari. Pikat e sigurta janë hapësira të drejtuara nga vullnetarët, ku emigrantët mund të gjejnë informacionin dhe ndihmë e nevojshme, si dhe qasje të shërbimeve shëndetësore dhe ligjore.
Përdoruesit do të gjejnë gjithashtu, një informacion të detajuar rreth shërbimeve të rivendosjes së lidhjeve familjare që mund t’i ndihmojnë ata të kërkojnë dhe të lidhen me anëtarët e familjeve të tyre. “Përdorimi i teknologjisë është thelbësor në veprimin humanitar”, tha Francesco Rocca, President i Kryqit të Kuq Italian. “Informacioni shpëton jetën. Siguria që njerëzit mund të kenë qasje në një informacione të paanshëm, faktikisht ka një ndikim të madh “.
Mijëra njerëz vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar detin Mesdhe për të arritur në Evropë. Shumica e atyre që mbërrijnë në Evropë, raportojnë se janë ndaluar në Libi, ndërkohë që shumë të tjerë kanë përjetuar ose kanë pësuar abuzime, dhunë seksuale, janë rrahur ose janë detyruar të bëjnë punë të ndryshme.
FNKK&GjK nxit autoritetet vendore përgjatë rrugëve të migracionit që tu sigurojnë personave të pambrojtur ndihma e nevojshme humanitare dhe mbrojtja gjatë udhëtimeve të tyre, pavarësisht nga statusi ligjor i tyre.
Për sa më sipër:
Lexoni më shumë për Virtual Volunteer: http://media.ifrc.org/ifrc/what-we-do/community-engagement/virtual-volunteer/
Akses në aplikacion: www.virtualvolunteer.org