Pavarësisht temperaturave extreme, muaji Korrik, si asnjë vit më parë, u mbyll 305 dhurime.  Në ballë është Dega KK Tiranë me 193 njësi gjaku të dhuruara, e ndjekur nga degët KK Berat e Korçë. Për t’u përmendur dhe dega e KK Patos, me 15 dhurime.

 

Ky rezultat është rrjedhoje e punës promocionale të vullnetareve e të punësuarve në degët e KK, aq edhe shenjë e rritjes së ndërgjegjësimit të komuniteteve për nevojat për gjak të pacientëve talasemikë dhe jo vetëm në periudhën e verës.

 

Gjatë muajit Korrik, thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak iu përgjigjën më shumë se 450 individë. I njëjti trend vazhdon dhe në muajin Gusht, ku vetëm në ditët e para të tij janë realizuar  60 dhurime vullnetare nga degët e KK Durrës dhe Elbasan.

 

Kryqi i Kuq Shqiptar falënderon të gjithë dhuruesit vullnetar të gjakut dhe institucionet shtetërore e private në krijimin e kushteve të nevojshme për promocionin e vullnetarëve të Kryqit dhe seancat e dhurimit të gjakut.

Ndajeni me miqte tuaj: