GENEVA/NEË YORK, 10 Mars 2020 – Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (Federata Ndërkombëtare), UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nxjorrën më 10 mars, udhëzuesin për mbrojtjen e fëmijëve dhe shkollave nga trasmetimi i virusit COVID-19 Udhëzuesi ofron një listë me konsiderata kritike dhe praktika që duhen zbatuar për një shkollë të sigurtë. Udhëzimet këshillojnë autoritetet vendore dhe kombëtare sesi të përshtasin dhe zbatojnë planet emergjente në objektet edukative.
Në rast të mbylljes së shkollave, udhëzimi përfshin rekomandime për të zbutur ndikimet e mundshme negative për mësimin dhe mirëqenien e fëmijëve. Kjo do të thotë, të keni plane të sigurta për të siguruar vazhdimësinë e mësimit, duke përfshirë opsionet e të mësuarit në largësi, siç janë strategjitë e arsimit në internet dhe të emisioneve me përmbajtje akademike në radio, dhe qasja në shërbime thelbësore për të gjithë fëmijët. Këto plane, duhet të përfshijnë gjithashtu, hapat e nevojshëm për rihapjen eventuale dhe të sigurtë të shkollave.
Atje ku shkollat qëndrojnë të hapura, dhe për një siguri maksimale se fëmijët dhe familjet e tyre janë të mbrojtura dhe të informuara, udhëzuesi bën thirrje që:
• fëmijët të marrin informacionin sesi duhet të mbrohen;
• të promovohet larja sa më e mirë e duarve dhe higjienës personale dhe furnizimi i fëmijëve me produktet e nevojshme të higjienës;
• ndërtesat e shkollave, të pastrohen dhe dizifektohen, si dhe të sigurohet vecanërisht furnizimi me ujë dhe materiale pastrimi; dhe
• ambjentet të ajrosen dhe ventilohen sa më mirë.
Udhëzimi, ndonëse specifik për vendet që kanë konfirmuar transmetimin e COVID-19, është i rëndësishëm në të gjitha kontekstet e tjera. Edukimi mund t’i inkurajojë studentët dhe nxënësit që të bëhen avokat për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve në shtëpi, në shkollë dhe në komunitetin e tyre, duke biseduar me të tjerët se si të parandalojnë përhapjen e viruseve. Zbatimi i operacioneve të sigurta në shkollë ose rihapja e shkollave pas mbylljes, kërkon shumë konsiderata, por nëse bëhet mirë, ai operacioni mund të promovojë shëndetin publik.
Për shembull, udhëzimet e sigurta për shkollat, zbatuar në Guinea, Liberia dhe Sierra Leone gjatë shpërthimit të sëmundjes së virusit Ebola nga 2014 deri në 2016, ndihmuan në parandalimin e transmetimit e këtij virusi në shkolla.
UNICEF po nxit shkollat – të hapura ose përmes mësimit në distancë – t’u ofrojnë nxënësve dhe studentëve mbështetje gjithëpërfshirëse. Shkollat duhet t’u sigurojnë fëmijëve informacione thelbësore për larjen e duarve dhe masa të tjera për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre; lehtësojnë përkrahjen e shëndetit mendor; dhe ndihmojnë për të parandaluar stigmën dhe diskriminimin, duke inkurajuar nxënësit dhe studentët të jenë të mirë me njëri-tjetrin dhe të shmangin stereotipet kur flasin për virusin.
Udhëzimi ofron gjithashtu, këshilla dhe një listë masash të dobishme për prindërit dhe kujdestarët, si dhe për vetë fëmijët dhe studentët. Këto veprime përfshijnë:
• Monitorimi i shëndetit të fëmijëve dhe mbajtja e tyre në shkollë nëse janë të sëmurë;
• Inkurajimi i fëmijëve të bëjnë pyetje dhe të shprehin shqetësimet e tyre; dhe
• të kolliteni ose teshtitni duke vënë bërrylin dhe shmangjen e prekjes së fytyrës, syve, gojës dhe hundës.
Udhëzuesin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://media.ifrc.org/ifrc/ëp-content/uploads/sites/5/2020/03/Key-Messages-and-Actions-for-COVID-19-Prevention-and-Control-in-Schools_March-2020.pdf