Programi Social & Dega e Kryqit të Kuq Lezhë
Në degën e Kryqit të Kuq Lezhë u certifikuan sot, 30 përfitueset e fazës së parë të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave në nevojë”. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Bashkisë Lezhë, të Zyrës së Punës dhe të Drejtorit të shkollës Profesionale “Kolin Gjoka”, bashkëpunëtorë në realizimin e këtij projekti, u bë shpërndarja e certifikatave përkatëse. Faleminderit donatorit Kryqi i Kuq Italian dhe Kryqit të Kuq Shqiptar për investimin e bërë për fuqizimin e grave dhe vajzave në nevojë! Faleminderit dhe stafit të projektit për përgjegjshmerinë dhe gadishmërinë e treguar në realizimin me sukses të tij!