Imazhi i refugjatëve që kishin stërmbushur një anije që përshkonte Mesdheu ishte një nga fotografitë ikonë të vitit 2015. Rreth 13 milionë njerëz janë njohur si refugjatë vitin e kaluar nga Komisioneri i Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, të larguar nga dhuna apo fatkeqësitë në vendet e tyre.
Por një masë tjetër e madhe njerëzish, llogaritur në 27.8 milion janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në vitin 2015: 8,6 milion për shkak të konflikteve të armatosura dhe 19.2 milionë për shkak të fatkeqësive natyrore.
Por ata nuk janë futur në numrin e refugjatëve. Kjo për shkak se ata qëndruan në vendin e tyre, e në këtë mënyrë ata nuk janë kategorizuar zyrtarisht si refugjatë. Alexandra Bilak, drejtor i përkohshëm për zhvendosjet e brendshme të Këshillit të refugjatëve norvegjeze, Qendra e Monitorimit thotë se gjendja e personave të zhvendosur brenda vendit – të njohur si Persona të Zhvendosur Brenda Vendit (ZHBV) – është kthyer në një krizë globale.
“Numri i përgjithshëm i njerëzve të cilët janë të zhvendosur brenda vendit nga konflikti dhe dhuna ka arritur nivelin më të lartë që kemi regjistruar ndonjëherë,” thotë ajo. Dhe në farë mënyre, ata janë edhe më keq se sa popullata e njohur së voni në shkallë botërore si refugjate. Një raport i ri nga ky këshilli dokumenton situatën sipas vendeve në vitin 2015.
Bilak thotë se shpesh kjo është më e vështirë për të dhënë ndihmë ndërkombëtare për personat e zhvendosur brenda vendit sesa për të ndihmuar refugjatët. PZHBV-të janë të detyruar të mbeten brenda vendit, ku dhuna vazhdon të jetë e ndezur, dhe grupet e ndihmës mund të mos jenë në gjendje për të mbërritur te ato.
“Në shumë konflikte, ka një problem të qasjes. Vetë zhvendosja kthehet në një çështje të madhe politike. Aksesi i kësaj popullsie, shpesh duke e ditur se ku është, mund të jetë e vështirë,” thotë ajo.
Shumë herë njerëzit largohen jashtë vendit për shkak se qeveria e tyre nuk është në gjendje për t’i mbrojtur dhe për të mbajtur ata në shtëpitë. Në raste të tjera, vetë qeveria mund të ketë qenë e përfshirë në mënyrë aktive në sulmin ndaj tyre. Regjimi në Siri ka qenë i akuzuar në mënyrë të përsëritur për bombardimin e njerëzve të vendit të vet.
Numri më i madh i personave të zhvendosur brenda vendit në një vend të vetëm për vitin 2015, ishte Jemeni, i cili aktualisht është mbërthyer në grahmat e konfliktit.
“Pjesa më e madhe nuk janë duke jetuar në kampet”, thotë Bilak. “Në Jemen ka shumë pak infrastrukturë kampesh në Jemen. Pjesa më e madhe, jetojnë në strehime të mbipopulluara të marrë me qira. Shumë prej tyre janë vendosur në shkolla dhe hapësira publike. Disa janë në tenda apo strehime të improvizuara. Ata janë të ekspozuar ndaj ngacmimeve dhe dhunës me bazë gjinore. Ata vuajnë pasigurinë e mos pasjes së ushqimit. Fëmijët nuk shkojnë më në shkollë.”
Sipas raportit të këshillit, pas Jemenit, Siria dhe Iraku ishin dy vende që prodhuan numrin më të madh të të zhvendosurve në 2015. Miliona njerëz janë larguar nga Siria dhe Iraku si refugjatë, por pak më shumë se një milionë janë zhvendosur brenda vendit vitin e kaluar.
Luftimi në Ukrainë, Afganistan dhe Nigeri kanë detyruar të largohen nga vatrat e tyre, një numër të madh personash.
“Këta njerëz janë jashtëzakonisht në nevojë, sepse ata nuk kanë mbrojtjen e mjaftueshme nga qeveritë e tyre”, thotë Bilak. “Po kështu, ata nuk kanë mbrojtje si refugjatë, nga ndonjë sistem ndërkombëtar. Shumë persona të zhvendosur në fakt janë viktimave të sistemeve.”
Por janë dhe fatkeqësitë natyrore. Tërmeti në Nepal detyroi 2.6 milionë njerëz të lënë shtëpitë e tyre vitin e kaluar.
Bilak thotë se, rimëkëmbja nga fatkeqësitë natyrore janë zakonisht më të shpejta se sa nga lufta, por ende kjo varet nga zyrtarët e qeverisë që kanë vullnetin politik dhe burimet për të ndihmuar njerëzit të kthehen dhe të rindërtojnë shtëpitë e tyre.
“Zhvendosja e brendshme shpesh zgjasin” thotë ajo. “Shumë njerëz mbeten të zhvendosur brenda vendit të tyre për vite e vite, ndonjëherë edhe dekada.”