Aktivizohuni ne projekte sociale

Informacion mbi projektin “MBËSHTETJE SOCIALE PËR TË MOSHUARIT”

Që prej muajit qershor 2011, me mbështetjen e KK Spanjoll ka filluar projektit “Mbështetje Sociale për të moshuarit” në tre degët të KKSH: Lezhë, Gramsh dhe Dibër.

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i cilësisë së jetës tek ky grup-moshë duke ju ofruar përkujdesje psiko-sociale, shëndetësore dhe mbështetje ekonomike
160 të moshuar frekuentojnë këto qendra çdo dite, ndërkaq 40 të tjerë marrin shërbime modeste në shtëpitë e tyre.
Ambientet e qendrave ditore janë të pajisura me televizor, video, magnetofon me qëllim që ata të ndjekin emisionet e ndryshme informative, social-kulturore, sportive si edhe me lojëra argëtimi si; shah, domino, letra, tavëll, biblioteka etj.

Është e rëndësishme të theksohet se të tre qendrat ditore ofrohen pa pagesë nga Bashkitë përkatëse si një kontribut i tyre në mbështetje të projektit.

Aktivitetet dhe shërbimet tipike të ofruara në këto tre qendra ditore:

1. Organizimi i aktiviteteve ditore të integrimit dhe kreative brenda qendrës ditore.
2. Organizimi i sesioneve psiko-sociale individuale ose në grup me përfituesit.
3. Organizimi i aktiviteteve kreative dhe argëtuese jashtë qendrës ditore (ekskursione/udhëtime etj).
4. Ofrimi i shërbimit të Kërkimit për të afërmit e të moshuarve, kryesisht me fëmijët të cilët kanë shkëputur lidhjet me ta.
5. Doktori i qendrës organizon sesione informative shëndetësore bazuar në kërkesat dhe nevojat e përfituesve.
6. Doktori i qendrës dhe vullnetarët kryejnë shërbime javore sociale dhe shëndetësore për të moshuarit e pamundur të lëvizin në shtëpitë e tyre
7. Sigurimi i kontrollit mjekësor mujor për të gjithë përfitueseve.
8. Takime mujore me punonjës të Sigurimeve Shoqërore; takime me punonjës socialë vullnetarë; takime me punonjës të Bashkisë
9. Brenda këtyre qendrave ditore, grupe të caktuara krijohen në bazë të interesave dhe prirjeve të të moshuarve. (grupi i shahut apo grupi letrar)
10. Të moshuarit festojnë së bashku ditëlindjet, festat kombëtare, festat tradicionale të cilat shoqërohen edhe me dhurata.
11. Të moshuarve ju ofrohet Kafe/ Çaj/ Shtyp i ditës
12. Vullnetarët e projektit se bashku me doktorët e qendra vizitojnë çdo jave 40 të moshuar të cilët e kanë të pamundur të lëvizin për shkak të moshës apo sëmundjeve.

Ndajeni me miqte tuaj: