26 Tetor 1863, përvjetori i Konferencës së parë Ndërkombëtare të Gjenevës. Është koha, që njerëzimi të mobilizohet ashtu si dikur Henry Dunant

Francesco Rocca President i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

26 Tetori është një datë shumë të rëndësishme për botën e Kryqit të Kuq dhe humanizmin në përgjithësi: më 26 tetor 1863 nisi punimet në Gjenevë Konferenca e Parë Ndërkombëtare. Kjo datë nuk është thjesht një përvjetor për “specialistët”, por një datë simbol që tani më shumë se kurrë merr kuptim ta kremtojmë atë plotësisht. Pikërisht me këtë ngjarje hodhi rrënjët e tij humanizmi modern.
Më 1863, Jean Henry Dunant, së bashku me katër qytetarë të tjerë zviceranë (juristin Gustave Moynier, gjeneralin Guillaume-Henri Dufour dhe mjekët Louis Appia dhe Theodore Maunoir), krijuan Komitetin e Gjenevës për ndihmë ushtarit të plagosur, i quajtur rëndom në atë kohë Komiteti i të Pestëve. Arsyeja që i shtyu ata ta themelonin është masakra e tmerrshme dhe çorganizimi i plotë i ndihmës ndaj ushtarëve të plagosur përgjatë betejës së Solferinos dhe San Martinos.

Komiteti i të Pestëve promovoi idetë e Henry Dunant dhe më 26 tetor 1863 organizoi në Gjenevë një Konferencë Ndërkombëtare me praninë e 14 vendeve, në të cilën u nënshkrua tre ditë më vonë Kartën e Parë Themelore që përmbante dhjetë rezoluta, n të cilën përcaktoheshin funksionet dhe mjetet e komiteteve të ndihmës. Kështu lindi Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq, një organizatë që u nderua tri herë me Çmimin Nobel për Paqe, më 1917, më 1944 dhe më 1963.

Revolucioni kulturor kishte filluar vetëm disa vjet më parë. Më 23 qershor 1859, Dunant mbërrin në Solferino. Ai nuk e dinte se pikërisht Solferino, do të ndryshonte jetën e tij. Ai ishte një sipërmarrës zviceran i angazhuar në një projekt për të cilin kishte nevojë për fonde dhe koncesione të cilat vendos t’i kërkojë drejtpërdrejt Napoleonit III. Sovrani ndodhej në Solferino, në luftën e dytë për pavarësi, në të cilën përplaseshin në mes tyre franko-piemontezët dhe austriakët. Në mëngjesin e 24 qershorit, Dunant duke kërkuar perandorin, u gjend rastësisht në frontin e betejës, ku dhe kuptoi përmasat e përplasjes në këtë betejë: 40.000 të plagosur dhe mbi 9.000 të vdekur.

Ai pushtohet nga tmerri dhe fati i tij ndryshon përgjithmonë. Përvesh mëngët dhe organizon përpjekje për ndihmë për të plagosurit nga të dyja palët, i bindur fort se përballë vuajtjeve te të gjithë njerëzit është e njëjtë. Kujtimet e asaj dite marrin formë në librin ”Një kujtim nga Solferino”, i botuar prej tij dhe që iu shpërnda mbretërve, politikanëve dhe intelektualëve nga e gjithë Evropa. Janë faqe të tmerrshme, plot gjak e dhimbje, që nuk kursejnë detaje nga më makabër. Libri ngjall emocione dhe hedh dritë mbi skandale e kohës, çka bëri që shumë njerëz të mobilizohen.

Të njëjtën mobilizim që duhet të tregojmë dhe sot, në një kontekst global të kërcënuar nga shumë sfida: pandemitë, konfliktet, ndryshimet klimatike, varfëria dhe diskriminimi në rritje. Nuk është koha për vonesë, por për të treguar angazhimin dhe zgjedhjen tonë me fakte. E për këtë, historia na tregon drejtimin që duhet të marrim. Ne duhet të përmbysim maksimën “Fakti që njerëzit nuk mësojnë shumë nga mësimet e historisë, është mësimi më i rëndësishëm që mund të na japë historia”.

Ndajeni me miqte tuaj: