Nga veprimtaritë e Programit Social – Çdo person ka burime force dhe aftësi për të ndihmuar vehten dhe familjen për t’u përballur me sfida të ndryshme të jetës.
Megjithatë, disa njerëz janë veçanërisht të prekshëm në një situatë krize dhe mund të kenë nevojë për ndihmë shtesë, kjo për shkak të moshës së tyre siç janë fëmijët, të moshuarit, paaftësi mendore ose fizike, ose sepse u përkasin grupeve që mund të jenë të margjinalizuara ose të shenjëstruar nga dhuna..
Ndihma e Parë Psikologjike vjen si një mbështetje për të gjithë këta njerëz duke i ndihmuar ata në rimëkëmbjen e tyre dhe për një kthim sa më të shpejtë në normalitet.
Këto dhe njohuri të tjera mbi ofrimin e mbështetjes psiko-sociale u trajtuan në Takimin e 3-të të Ndihmës së Parë Psikologjike, me vullnetarët e degës Tiranë, të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre ndaj njerëzve të prekur nga tërmeti që prej ditës së parë. Ky trajnim, pjesë e një cikli trajnimesh i ofroi vullnetarëve dhe stafit të Kryqit të Kuq një qasje më profesionale në ofrimin e shërbimeve psiko-sociale.
We are doing great! #KryqiiKuqShqiptar #IFRC #EUaid