2 Gusht 1923 – Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq njeh Kryqin e Kuq Shqiptar

Po sjellim një dokument shumë të rëndësishëm në historinë e Kryqit të Kuq Shqiptar. Dokumenti, që mban datën 2 Gusht 1923, bën fjalë për njohjen e Kryqit të Kuq Shqiptar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Kryqi i Kuq Shqiptar është themeluar më 4 Tetor 1921, në Tiranë.

…………………………………………………………………………………………………………………………………..
Njohja e Kryqit të Kuq Shqiptar
Gjenevë, 2 Gusht 1923
Zotërinj Presidentë dhe Anëtarë të Komiteve Qëndrore të Kryqit të Kuq
Zotërinj,
Shteti shqiptar ka pranuar të aderojë në Konventat e Gjenevës. Me letrën qarkore të Shteteve nënshkruese, të datës 13 Shtator 1922, Këshilli federal i Zvicrës ka përcjellë këtë njohje gjithë qeverive që janë pjesë e këtij pakti ndërkombëtar. Kushti i parë për njohjen e një Shoqate kombëtare të Kryqit të Kuq është përmbushur.
Disa kohë më parë, në Tetor 1921, është themeluar në Shqipëri një Shoqatë Kombëtare e Kryqit të Kuq, dhe është njohur zyrtarisht me vendim qeverie nr. 985, më 16 Prill 1922, nën titullin “Kryqi i Kuq Shqiptar”.
Detyra e parë e kësaj shoqate ishte për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve dhe për t’u përkujdesur për të sëmurët. Ajo (shoqata) krijoi një dispanseri qendrore, më 1922, dhe morën përkujdesje 12 565 persona.
Statuti i Shoqatës, që është përpunuar më 1922, është në linja të përgjithshme, në përputhje me bazat themelore dhe parimet e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Ai është nënshkruar nga Ministri i brendshëm dhe ai i Luftës. Ai (Statuti) duhet të saktësohet në disa pika; Këshilli i Kryqit të Kuq dhe qeveria kanë dhënë pëlqimi për të ndërfutur këto modifikime.
Së shpejti, ne do ti publikojmë ato, sapo të jenë vendos tërësisht dhe të jenë miratuar me dekret qeverie.
Në pritje, ne jemi të lumtur që të përshëndesim hyrjen e kësaj shoqate të re në familjen gjithnjë e më të madhe të Shoqatave të Kryqit të Kuq. Pra, ne shprehem njohjen e Kryqit të Kuq Shqiptar si një shoqatë e re kombëtare të Kryqit të Kuq, dhe duke e akredituar zyrtarisht pranë shoqatave paraardhëse, ne ju lutemi atyre që t’i rezervojnë mirëseardhjen.
Selia e Shoqatës shqiptare është në Tiranë.
Shumë shpejt ne do të japim përbërjen e Komitetit të saj qendror
Drejtor i Përgjithshëm është Dr. A. Sadeddin.
Lutemi pranoni, Zotërinj, sigurinë e konsideratave tona më të larta.
PËR KOMITETIN NDFËRKOMBËTAR TË KRYQIT TË KUQ
Paul DES GOUTTES Gustave ADOR
Zëvendës President President

Ndajeni me miqte tuaj: