Programi Shërbimi i Trajnimit për Ndihmën e Parë përfundoi organizimin e testimit në nivel kombëtar të të gjithë instruktorëve të Ndihmës së Parë, përfaqësues të të gjithë degëve të KK.
I konceptuar në katër seanca, të shtrira në dhjetëditëshin e parë të muajit korrik, ky testim synoi të provonte në praktikë përditësimin në praktikë të njohurive të ndihmës së parë nga të gjithë instruktorët e ndihmës së parë, si hallka kryesorë që përcjell njohuritë dhe praktikat më të mira te vullnetarët e kryqit të Kuq, publikun e gjerë dhe grupet shenjë. Përgatitja dhe serioziteti i treguar nga instruktorët dhe stafi organizator është një tjetër cilësi e treguar në këtë organizim!