160 familje në Durrës dhe Krujë përfituese të paketës mujore të ndihmës të Kryqit të Kuq

160 familje të tjera u ndihmuan sot në zonën e Durrësit dhe në zonën e Krujës, falë mbështetje së ECHO, programi për ndihmë i Bashkimit Europian, në mbështetje të Apelit të ndihmës të Kryqit të Kuq Shqiptar nëpërmjet Federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Përfitues janë 64 familje në Shkafane dhe 14 familje në fshatin Rrotull të Ishmit të rrethit të Durrës, dhe 80 familje në fshatin Mallkuc në zonën e Krujës.

Ndajeni me miqte tuaj: