12 Shtator – Dita Botërore e Ndihmës së Parë.

12 Shtator – Dita Botërore e Ndihmës së Parë. Cili është qëllimi i saj?

E shtuna e dytë e muajit shtator është Dita Botërore e Ndihmës së Parë. Kjo datë është përcaktuar si e tillë duke nisur nga viti 2000 nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK) dhe kremtohet çdo vit, në mbarë botën.
Termi “Ndihmë e Parë” nënkupton ndihmën e dhënë për këdo që vuan nga një dëmtim i papritur ose sëmundje. Qëllimet kryesore i dhënies së Ndihmës së Parë është të ruajë jetën dhe të parandalojë përkeqësimin e gjendjes së saj. Jo gjithmonë Ndihma e Parë kryhet nga personeli mjekësor. Në situata emergjente, njerëzit e zakonshëm shpesh mund dhe duhet të japin Ndihmën e Parë për të shpëtuar jetën e dikujt.
Ndihma e Parë nuk kërkon domosdoshmërisht njohuri paraprake dhe mund të jetë dhe një improvizim. Sidoqoftë, nëse personi që kryen Ndihmën e Parë nuk e di se çfarë po bën, ai mund të dëmtojë në vend që të ndihmojë. Kjo është arsyeja pse FNKK&GjK inkurajon njerëzit që t’i nënshtrohen trajnimit bazë të Ndihmës së Parë ose të paktën të punojnë për të aftësuar veten duke përdorur burime të besueshme në dispozicion.
Dita Botërore e Ndihmës së Parë synon të rrisë ndërgjegjësimin se si Ndihma e Parë mund të parandalojë dëmtimet dhe të shpëtojë jetë në situata të përditshme dhe krize, si dhe të promovojë mundësinë e dhënies së Ndihmës së Parë. Ngjarjet dhe veprimtaritë e organizuara në këtë ditë përqendrohen në trajnimin e dhënies së ndihmës së shpejtë. Çdo vit, zgjidhet një temë e re globale për ditën, dhe pjesëmarrësit inkurajohen të planifikojnë veprimtaritë sipas temës së vitit.

Ndajeni me miqte tuaj: