12 Gusht 2016 – Dita Ndërkombëtare e Rinisë.

 

Të rinjtë e Kryqit të Kuq Shqiptar, dega Tiranë dhe Durrës, e kaluan këtë ditë mes nevojtarëve dhe komunitetit. Një pjesë e tyre kaluan kohë me fëmijët e varfër dhe romë të Qendrës Komunitare Shkozë, duke organizuar lojëra informuese rreth historisë së Kryqit të Kuq, si edhe lojëra të tjera zbavitëse. Ndërkohë që një pjesë tjetër e të rinjve zhvilluan veprimtari sensibilizuese pranë Parkut Rinia apo përgjatë bregdetit të Durrës, ku u shpërndanë fletëpalosje informuese mbi të gjitha Programet e Kryqit të Kuq Shqiptar, ndërkohë që instruktorët e Ndihmës së Parë demonstruan disa teknika të dhënies së Ndihmës së Parë në komunitetin. Rinia është forca më e madhe e shoqërisë, le të dëgjohet zëri i tyre! Ne nuk mund të krijojmë gjithmonë një të ardhme të mirë për të rinjtë tanë, por mund të krijojmë një rini të aftë për një të ardhme më të mirë.

Ndajeni me miqte tuaj: