(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Zhvillohet trajnimi “Trainers of trainers” për Ndihmën e Parë për rajonin e Ballkanit

Më datat 21 – 27 qershor, në Sutomore (Mal i Zi) u zhvillua trajnimi ToT (Trainers of Trainers) në Ndihmën e Parë, për Rajonin e Ballkanit. Në trajnim morën pjesë 13 kandidatë nga Kryqi i Kuq Shqiptar, KK i Malit të Zi, KK i Serbisë, KK i Bosnje Herzegovinës dhe KK i Maqedonisë së Veriut. Kryqi i Kuq Shqiptar u përfqësua nga Cristian Cura, Said Bushaj dhe Andi Mujollari. Trajnimi u drejtua nga 2 Master Educators nga KK Amerikan dhe KK Nigerian. Gjatë trajnimit u trajtuan të gjitha temat e programit për trajnerët e trajnerëve sa i përket metodologjisë së mësimdhënies, dëgjimit aktiv, rolit të KK në ndihmën e parë, stileve të të mësuarit, përdorimi i teknologjisë, etj. Të gjitha temat u zhvilluan në përputhje me programin global të GFARC dhe vulën e Qendrës Globale të Referencave për Ndihmën e Parë.

Ndajeni me miqte tuaj: