(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Zhvillohet në Lubjanë/ Slloveni, Konkursi i 27 europian i Ndihmës së Parë

13529017_10209988319206997_4576202902521027875_n

 

Këtë vit, konkursi do të zhvillohet në Lubjanë, e cila do të mirëpresë ekipet e shoqatave të ndryshme të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe nga Europa.

Janë më shumë se 550 pjesëmarrës që do të angazhohen në këtë konkurs – anëtarë të ekipeve kombëtare, gjyqtarë, artistë për realizimin e imitimit të plagëve, aktorë që të do të imitojnë të plagosurit, por dhe një numër plus vullnetarësh. Skenarët me të cilën do të përballen ekipet e Ndihmës së Parë do të jenë mjaft të ndryshëm dhe interesantë.

Ndërkohë që rruga Čopova ulica do të ofrojë për miqtë një program të tërë prezantues të folklorit dhe të kuzhinës së rajonit të Bela Krajina.

Ekipi i ndihmës së parë i Kryqin e Kuq Shqiptar në Konkursin Europian të Ndihmës së Parë, është trajnuar me përkushtim, dëshirë e pasion. Ata shkojnë në këtë konkurs për të treguar vlerat më të larta të Kryqit të Kuq Shqiptar në këtë fushë. Le tu urojmë atyre suksese.

Konkursi Europian i Ndihmës së Parë (First Aid European Competition / FACE 2016) është një veprimtari e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, që organizohet çdo vit që nga viti 1987, çdo vit në një vend të ndryshëm të Europës.

Ai mbledh së bashku ekipet kombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe për të shkëmbyer ide, praktika të ndihmës së parë dhe për të konkurruar ndërmjet tyre në një Konkurs Evropian.

Konkursi përbëhet nga një numër të stacionesh, ku anëtarët e secilit ekip duhet të veprojnë mbi bazën e skenarëve të marrë nga jeta e përditshme, ashtu siç ata mund të hasin çdo ditë në jetën e tyre si vullnetarë të ndihmës së parë në angazhimin e tyre në një shoqatë të Kryqit të Kuq apo të Gjysmëhënës së Kuqe.

Çdo skenë ka një numër të caktuar “viktimash” të cilët kanë marrë lëndime dukshëm realiste. Lëndimet janë realizuar nga një ekip simulantësh, dhe në dukje janë mjaft reale.

Ekipi duhet të trajtojë në mënyrë sa më profesionale dhënien e Ndihmës së parë, përkujdesjen psikologjike të pacientit, menaxhimin e skenës me të cilën përballen dhe çështje të tjera të lidhura me të.

https://www.visitljubljana.com/en/visitors/events/page-12263/
http://www.firstaidinaction.net/data-publications/advanced-search

Ndajeni me miqte tuaj: