(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Workshop për vlerësimin e Operacionit të Ndihmës së KKSH për familjet e prekura nga përmbytjet e fundvitit 2017.

Workshop për vlerësimin e Operacionit të Ndihmës së Kryqit të Kuq Shqiptar për familjet e prekura nga përmbytjet e fundvitit 2017.

Sot datë 9 mars 2017, mbyllet Operacioni i Ndihmës i KKSH për popullatën e prekura nga përmbytjet e fundit të nëntorit 2017. Në këtë operacion që zgjati rreth tre muaj, u ndihmuan 3000 familje në nevojë në zonat më të prekura nga përmbytjet, por jo vetëm.

Pikërisht në këtë kuadër, Programi për përgatitje për katastrofa dhe Ndihmë të Parë organizoi në ambientet e reja të Selisë së Shoqatës një Workshop dy ditor për të  bërë një vlerësim të punës së bërë nga shoqata në kuadër të këtij operacioni dhe vecanërisht të mbështetjes së dhënë nga Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe nëpërmjet fondeve të emergjencës DREF. Krahas stafit të selisë të përfshirë në operacion në takim morën pjesë dhe sekretarë e vullnetarë të degëve të angazhuara në operacion si dega e KK Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Krujë. Të ftuar në këtë takim ishin dhe dy përfaqësues të Zyrës rajonale të FNKK në Budapes znj. Ágnes Rajacic dhe z. Attila Molnár

Diskutimet e pjesëmarrësve, u organizuan kryesisht në dy drejtime:

– vlerësimi sipas etapë i operacionit të ndihmës, angazhimi i  strukturave vullnetare dhe të punësuara të shoqatës, sipas rolit dhe përgjegjësive në operacionin e emergjencës, dhe

– informacioni dhe raportimi si një aspekt shumë i rëndësishëm i operacioneve të emergjencave.

Rezultatet e analizës së këtij workshopi do t’i shërbejnë shoqatës në nivel qendror dhe në nivel dege për të përmirësuar punën e saj në të ardhmen, në fushën e përgatitjes dhe ndërhyrjes në raste katastrofash.

Ndajeni me miqte tuaj: