(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Vijon shpërndarja e ndihmave të ofruara nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke

 

Pas ndihmave të shpërndara dje, si kontribut i USAID në Shqipëri, sot Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Krujë organizoi  shpërndarjen e ndihmave për 100 familje në fshatin Bubq.

Ndihmat janë pjesë e kontributit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke për popullsinë e prekur nga tërmeti që goditi vendin më 26 nëntor.

Në total këto ndihma përbëhen nga 250 çadra, 3900 batanije, 200 kite higjienike, 150 ngrohëse, 300 shtretër portativë dhe 400 pako ushqimore.

Deri tani janë shpërndarë në Durrës 25 batanije dhe 25 kite higjienike; në Vorë 30 tenda dhe 150 batanije; në Bubq 50 tenda dhe 250 batanije; në Ishëm 40 tenda dhe në Ndroq 30 tenda,  150 batanije. copë

Mbështetja e Gjysmëhënës së Kuqe Turke ka ardhur që në orët e parë të tërmetit. Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka mbështetur me ndihma rreth 400 familje në Kosovë me pako ushqimore.

Ndajeni me miqte tuaj: