(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Veprimtari të Kryqit të Kuq më 5 Qershor, Dita Botërore e Mjedisit

 

Të shumta ishin veprimtaritë e realizuara nga degët e KK më 5 Qershor, Dita Botërore e Mjedisit. Nën moto “….Ne mund dhe duhet të bëjmë më shumë për ta respektuar dhe mbrojtur atë…”, vullnetarët e degëve të Kryqit të Kuq ndërmorën aktivitete sensibilizuese por dhe të higjienës  në komunitet duke pastruar territore publike.

Përmendim këtu veprimtaritë e realizuara nga vullnetarë e degëve të KK Durrës, me nxënësit e Shkollës “Benardina Qerraxhia”, ata të degës Elbasan me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Qamil Guranjaku” apo Degës së KK Lezhë me nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Gjergj Fishta”.

Ata pastruan ambientin jashtë dhe përreth oborrit të shkollës, duke dhënë shembullin e tyre personal për mirëmbajtjen e mjedisit. Ndërkohë që nga vullnetarët u shpërndanë fletëpalosje për të sensibilizuar komunitetit për një mjedis të pastër.

Ndajeni me miqte tuaj: