(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Veprimtari të Degës së Kryqit të Kuq Berat

13754656_1052176918206240_1678294129066008115_n

Dhe në këtë stinë pushimi të nxehtë vere, vullnetarët e Degës së KK Berat nuk rreshtin veprimtaritë në fusha të ndryshme të zhvilluara nga dega. Ndërkohë që vazhdon Kursi i Rrobaqepësisë për gratë në nevojë, me mbështetjen e Ambasadës franceze, në Njësinë Bashkiake Administrative Otllak u realizua një seancë dhumi gjaku në mbështetje të fëmijëve talasemikë. Kjo seancë dhurimi u realizua falë mbështetjes së Administratorit të kësaj njësie, z. Lionel Elezaj dhe juristit z. Glei Begaj, të cilët ishin dhe të parët që dhuruan gjak.

Vullnetarët e degës zhvilluan në Lagjen muzeale “Kala”, e frekuentuar nga mjaft turistë të huaj dhe vendas, një fushatë për mbledhje fondesh shoqëruar me promovim të verave humanitare të Kryqit të Kuq, kurse nga vullnetarët e programit të shëndetit u zhvillua një aksion higjienizimi në lagjen muzeale “Goricë”.

Ndajeni me miqte tuaj: