(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Veprimtari në katër projekte në fushën e shëndetit në shkollat e qytetit të Elbasanit

Shkolla Ptoeleme Xhuvani Klasat IX 27 5

 

Falë bashkëpunimit me Drejtorinë Arsimore, Elbasan dhe drejtoritë e shkollave të qytetit, është krijuar një traditë e mirë në realizimin e veprimtarive humanitare në fushën e shëndetit. Ditët e fundit, ishin nxënësit e Shkollës 9 vjeçare “Ptoleme Xhuvani” dhe të Gjimnazit “Vasil Kamami” që u bënë pjesë e veprimtarive të organizuara nga vullnetarët e degës së Kryqit të Kuq Elbasan.

Një seancë për Higjienën Personale më fëmijët e ciklit të ulët dhe një seancë sensibilizuese kundra HIV/AIDS me nxënësit e klasës së 9-të, u organizuan në Shkollën “Ptoleme Xhuvani”. Gjatë këtyre veprimtarive u organizua diskutim i hapur ndërmjet të rinjëve për sëmundjen e shekullit si dhe u shpërndanë materiale informative dhe sensibilizuese

Me mjaft interes u ndoqën nga nxënësit e Gjimnazit “Vasil Kamami” veprimtaritë e organizuara në kuadër të projektit DAD “T’I themi JO, Duhanit, Alkoolit, Drogës”, por dhe ato kundra HIV/AIDS.

Faleminderit të gjithë të rinjve pjesëmarrës, dhe vullnetarëve të degës për kontributin e tyre në realizimin e këtyre veprimtarive!

Ndajeni me miqte tuaj: