(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Vazhdon zhvillimi i Konkursit të Ndihmës së Parë në nivel dege në Korçë dhe Berat

Një numër i madh i degëve të Kryqit të Kuq kishin zgjedhur ta zhvillonin këtë konkurs më 8 Maj, Dita Botërore e kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Ndërkohë që degët e Kryqit të Kuq Korçë dhe Berat e zhvilluan këtë konkurs javën që shkoi. Ekipet më të mira do të përfaqësojnë degët në Konkursin e XXII Kombëtar të Ndihmës së parë që do të zhvillohen në muajin shtator, në Ditën Botërore të Ndihmës së Parë.
Qëllimi i kësaj veprimtarie është ndërgjegjësimi i komunitetit dhe të rinjëve në veçanti për rëndësinë e e dhënies së Ndihmës së Parë në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur.
Janë vullnetarët dhe instruktorët e degëve përkatëse që dhanë kontributin e tyre në realizimin e konkursit mes ekipeve të trajnuara, të përbërë kryesisht nga të rinjtë e shkollave të mesme të qyteteve.

Ndajeni me miqte tuaj: