(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Vazhdon operacioni i ndihmës i Kryqit të Kuq Shqiptar në ndihmë të të prekurve nga përmbytjet

Tirana Fushe Prese date 3 7

Komunikatë Shtypi Nr. 3

Datë 5.12.2017

 

 

Ndërkohë që situata pas reshjeve të shumta të javës së kaluar po kthehet dalëngadalë në normalitet, Kryqi i Kuq Shqiptar ka mobilizuar të gjitha kapacitetet e tija njerëzore, materiale e financiare për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e gjendjes të më të prekurve nga kjo katastrofë natyrore.

 

Pasi ndihmoi me ushqime të gatshme 100 të evakuuar në Berat të vendosur në konviktin e Shkollës së Mesme “Kristo Isak” me 600 kg ushqime dhe 200 copë batanije, 25 të evakuuarit në Durrës të vendosur në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme me 200 kg ushqime, bukë dhe vezë, 20 të evakuuar në Tiranë me ushqim të gatshëm, në Fier me ujë të pijshëm 750 bidona 5 lt., është hedhur në aksion për të ndihmuar familjet më të prekura nga përmbytjet në disa zona.

 

Kështu, në bashkëpunim me pushtetin vendor, janë identifikuar dhe ndihmuar me ndihma ushqimore dhe jo ushqimore (racion një mujor ushqimor i përbërë nga 20 kg miell, 4 kg vaj, kg fasule, 4 kg oriz, 4 kg sheqer, ½ kg kripë), në Fushë Krujë 120 familje; në Tiranë 47 familje, në Bashkinë Vorë 40 familje, në Fier 70 familje, në Vlorë (qytet) 12 familje.

 

Janë bërë gati dhe do të shpërndahen ndihma nesër, datë 6 dhjetor, për 40 familje në Shijak dhe 70 familje në Vlorë, zona e Novoselës.

 

Në shenjë solidarizimi me të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore, shoqata të ndryshme si Kryqi i Kuq i Kosovës, Gjysmëhëna e Kuqe Turke, Kryqi i Kuq i Maqedonisë, Kryqi i Kuq i malit të Zi, Kryqi i Kuq Italian, Kryqi i Kuq Kroat, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Kryqin e Kuq Shqiptar në operacionin e ndërmarrë në ndihmë të familjeve në nevojë.

 

Siç është bërë e ditur, Kryqi i Kuq Shqiptar ka bërë një apel ndihme pranë Federatës ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, për të ndihmuar me ushqime dhe materiale të tjera joushqimore 2000 familje të prekura në të gjithë vendin.

 

Kryqi i Kuq Shqiptar

Ndajeni me miqte tuaj: