(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Vazhdon me ritme të larta operacioni i ndihmës i Kryqit të Kuq Shqiptar për të prekurit nga tërmeti

Ritmet e shpërndarjes së ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti vazhdojnë të jenë të larta. Sot, ekipet e shpërndarjes të degëve të Kryqit të Kuq Lezhë, Krujë dhe Durrës ishin sërish në terren.
Në vijim të operacionit të ndihmës së Kryqit të Kuq Shqiptar, Dega e Kryqit të Kuq Durrës shpërndanë ndihma për 60 familje të Rajonit 5 dhe lagjen 13 të qytetit.
Ekipi i Degës së KK Krujë shpërndau ndihma për 80 familje në fshatin Budull, ndërsa Dega e Kryqit të Kuq Lezhë shpërndau ndihma për 80 familje, përkatësisht në Komunën Ugrej për 25 familje, në Komunën Bilinisht për 15 familje, në Komunën Dajc për 20 familje dhe në Komunën Balldren për 20 familje .
Ndihmat e shpërdara nga Dega e Kryqit të Kuq Lezhë u realizuan falë kontributit të Programit ECHO, ndërkohë që ndihmat e shpërndara nga Dega e Kryqit të Kuq Durrës dhe Krujë u realizuan falë mbështetjes së USAID.
Ndihma një mujore për cdo familje përbëhet nga 20.5 kg ushqime bazë+20 kg miell, 1 kit higjenik mujor familjar dhe 5 batanije.

Ndajeni me miqte tuaj: