(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Vazhdon dhurimi vullnetar i gjaku në Degët e Kryqit të Kuq Shqiptar.

Vetëm në këtë fundjavë janë realizuar tri seanca dhurimi në Tiranë dhe Elbasan. Fillimisht ishin punonjësit e Bashkisë Kamëz që ju bashkuan thirrjes së Degës së KK Tiranë për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë e pas tyre janë punonjësit e Kompanisë Megatek.
Ndërkohë në Elbasan, pas një sensibilizimi të organizuar me punonjësit e “Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore”, më datë 21 organizohet seanca e dhurimit të gjakut, falë mbështetjes dhe mirëkuptimit të punonjësve dhe të Drejtorisë.
Faleminderit të gjithë atyre që janë bërë pjesë e iniciativës së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak vullnetarisht për fëmijët talasemikë!

Ndajeni me miqte tuaj: