(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Vazhdon aksioni i Kryqit të Kuq Shqiptar në ndihmë të më nevojtarëve.

Vazhdon aksioni i ndihmës së Kryqit të Kuq Shqiptar në ndihmë të më nevojtarëve. Janë ndihma në ushqime vecanërisht për të moshuarit dhe familjet më në nevojë, që vullnetarët dhe stafi i degëve po shpërndajnë në këto ditë të vështira të pandemisë globale të coronavirusit të ri.
Ditët e fundit, operacioni i ndihmës ka vazhduar në degët e Kryqit të Kuq Kukës, Librazhd, Lezhë. Të moshuarit janë dhe shtresa më në nevojë dhe Kryqi i Kuq Shqiptar u ndodhet pranë me ushqime bazë. Gjatë shpërndarjeve të pakove ushqimore, përfituesit janë sensibilizuar që të mos dalin nga shtëpitë, sepse janë dhe shtresa më e rrezikuar, por dhe si të ruhen nga COVID – 19.
Faleminderit vullnetarëve dhe gjithë stafit të degëve të angazhuar në këtë aksion tejet humanitar në këto ditë të vështira!

Ndajeni me miqte tuaj: