(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Vaksina Covid-19: Të sigurohemi që personat e prekur nga konfliktet e armatosura nuk janë harruar

Komunikatë Shtypi e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq
Gjenevë, 2 Dhjetor 2020

Gjenevë – Ndërsa vaksinat për COVID-19 janë duke u bërë të disponueshme, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) shpreson të sigurohet që njerëzit e prekur nga konflikti dhe dhuna, thënë dryshe të detyruar të qëndrojnë në pritje ose të harrohen, të kenë qasje të barabartë të vaksinës me të gjithë të tjerët.

Për njerëzit që jetojnë në zona në konflikt, mundësia e pasjes së shërbimeve bazë shëndetësore është shpesh shumë e mundueshme pse jo dhe e pamundur. Këto kategori të popullsisë janë po aq të prekshme nga COVID-19 sa të tjerët dhe meritojnë të mbrohen nga ky kërcënim i rëndë shëndetësor. Për më tepër, KNKK vlerëson se më shumë se 60 milion njerëz jetojnë sot në zona të kontrolluara nga grupe të armatosura joshtetërore, popullsi kjo që rrezikon të mos përfshihen në kornizat kombëtare të shpërndarjes së vaksinave.

Komunitetet e margjinalizuara, përfshirë personat e zhvendosur brenda vendit, migrantët, azilkërkuesit dhe të paraburgosurit, duhet të përfshihen në programet kombëtare të vaksinimit dhe të njihen si njerëz në nevojë për mbrojtjen shëndetësore që vaksina do t’u sigurojë.

“Punonjësit e shëndetit apo dhe të tjerë në rajonet e prekura nga konflikti i armatosur me sisteme imunitare të kompromentuara vuajnë barrën e dyfishtë të konfliktit dhe të COVID në zona shpesh të harruara dhe të neglizhuara. Ne besojmë se njerëzit atje duhet të kenë të njejtën të drejtë dhe të njejtën qasje në vaksinë si të tjerët,” tha Robert Mardini, Drejtori i Përgjithshëm i KNKK.

Kapacitetet e dobëta shëndetësore për shkak të prishjes ose shkatërrimit të shërbimeve shëndetësore, mungesa e personelit shëndetësor, infrastruktura e pasigurt dhe kufijtë e diskutueshëm në mjediset e konflikteve, mund të pengojnë shpërndarjen e vaksinave. Vajtja në vijën e frontit dhe në zonat e kontrolluara nga grupe të armatosura joshtetërore, sjell ndërlikime të tilla si vështirësi në logjistikë, nevojë për leje udhëtimi dhe mundësi të pakta të energjisë elektrike dhe të sistemeve të ftohjes. Masat kufizuese dhe sanksionet mund të pengojnë hyrjen në këto zona.
Së bashku me Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK), KNKK do të mbështesë Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe pasi ato kanë një rol kryesor në kryerjen e programeve të vaksinimit dhe shpërndarjen e vaksinës COVID në vendet e tyre përkatëse.

KNKK është i gatshëm të mbështesë fushatat kombëtare të vaksinimit dhe të lehtësojë qasjen në vaksinën COVID-19 nga popullatat në vendet e prekura nga konfliktet e armatosura dhe dhuna. KNKK është gjithashtu i gatshëm të përdorë pozicionin e tij të privilegjuar dhe të ofrojë shërbimet e tij si një ndërmjetës neutral për të siguruar vaksinën për njerëzit që jetojnë në zona konflikti, në zonat jo nën kontrollin e qeverisë dhe në vendet e paraburgimit. Përjashtimi i këtyre popullatave nga një vaksinë COVID-19 paraqet një rrezik të qartë pasi askush nuk do të jetë i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt.
KNKK-ja kërkon që:
• Shtetet të sigurojnë përfshirjen e popullatave në mjediset humanitare në kornizat kombëtare të vaksinimit.
• Palët në konflikt t’u japin popullatave nën kontrollin e tyre mundësinë e vaksinës dhe lehtësojnë punën e organizatave humanitare dhe të personelit shëndetësor të ngarkuar me vaksinimet, në përputhje me detyrimet e tyre ligjore, përfshirë këtu edhe ligjin ndërkombëtar humanitar.
• Shtetet të mbështesin Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, të cilat kanë një rol kryesor në vaksinimin COVID-19.
• Shtetet të kryejnë dhe të forcojnë imunizimet rutinë dhe shërbimet thelbësore shëndetësore. Fushat ndaj fruthit dhe poliomelitit janë pezulluar në dhjetëra vende dhe të paktën 80 milion fëmijë nën moshën 1 janë në rrezik të sëmundjeve me vdekshmëri të konsiderueshme si fruthi, difteria dhe poliomieliti. Përderisa një vaksinë COVID është urgjente, vaksinat e tjera janë gjithashtu më të nevojshme dhe duhet të sigurohen.

Anëtarët e komunitetit, vullnetarët e Kryqit të Kuq apo të Gjysmëhënës së Kuqe dhe drejtuesit fetarë dhe të komunitetit duhet të ftohen të ndihmojnë në hartimin dhe zbatimin e planeve të mobilizimit të vaksinave. Angazhimi i komuniteteve dhe sigurimi i tyre me informacion të saktë do të jetë thelbësore për suksesin e programeve të vaksinimit COVID-19 dhe sigurinë e personelit shëndetësor.

Së bashku me partnerët tanë të Lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, KNKK është i gatshëm të kontribuojë në shpërndarjen e vaksinës COVID-19, veçanërisht në zonat e prekura nga konflikti dhe zonat e “në kilometrin e fundit” përgjatë vijave të frontit, si dhe në vende e paraburgimit,” tha z. Mardini. “Ne gjithashtu do t’i japim përparësi vaksinave rutinë dhe do të punojmë për të siguruar informacion të besueshëm në lidhje me vaksinat.”

Për informacion më të hollësishëm, lutemi kontaktoni:
Jason Straziuso, KNKK Gjenevë, jstraziuso@icrc.org, +44 79 949 35 12
Ewan Watson, KNKK Gjenevë, ewatson@icrc.org, +44 79 244 64 70

Ndajeni me miqte tuaj: