(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Ukraine: Presidenti i KNKK thekson përkeqësimin e kushteve për civilët në vijën e frontit

maurer-ukraine
 

Komunikatë shtypi No. 17/22
10 March 2017

Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Peter Maurer, i dha fund një vizitë pesë-ditore në Ukrainë. Ai shprehu alarmin për kushtet e jetesës për indra mijëra njerëz që jetojnë në qytete dhe fshatra në afërsi të vijës së frontit, pas rritje dramatike në luftimet në lindje të Ukrainës që nga fillimi i këtij vitit.

“Qindra mijëra njerëz janë duke jetuar nën kërcënimin vazhdueshme të granatimeve, qitjeve, dhe minat tokësore. Aksesi i tyre ndaj nevojave bazike si ushqim, ujë dhe energji elektrike ka qenë dramtikisht i kufizuar”, tha Maurer. “Funksionimi i stacionit të filtrimit të ujit në Donetsk, prej nga varen furnizimi i dhjetëra mijëra personave, është ndërprerë në mënyrë të përsëritur si pasojë e luftimeve. Vetëm javën e kaluar, stacioni ndali funksionimin për disa ditë dhe ekipet tona (të KNKK) dërguan kamionët çisternë për furnizimin me rreth 150.000 litra ujë vetëm gjatë një jave. “tha z Maurer. Ai përsëriti thirrja e KNKK-së për krijimin e një numri “zonash të sigurisë”, që duhen ngrihet për të mbrojtur më mirë instalimet kritike të ujit, gazit dhe energjisë elektrike në vijën e frontit.

Me  rritjen e kërcënimit që u vjen civilëve nga rritja e armiqësive dhe kushtet e këqija të jetesës që  shumë qytetarë janë duke përjetuar, KNKK-ja është e shqetësuar për pamundësin e njerëzve për të lëvizur apo për kufizimin e saj, për shkak të situatës së vështirë në pika të caktuara. Mr Maurer bëri thirrje për një “veprim të bashkërenduar” që duhet marrë për përmirësimin e situatës për civilët që u duhet të kalojnë në vijën e kontaktit. Ata shpesh duhet të presin për shumë orë të ekspozuar ndaj nxehtit, të ftohtit dhe kërcënimin e granatimeve dhe minave tokësore.

Gjatë vizitës së tij, z Maurer u takua me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë ukrainase. Ai u takua gjithashtu me përfaqësues vendorë të rajoneve të Donetskut dhe Luganskut.

Pas takimeve të tij në Kiev, Donetsk dhe Lugansk, z Maurer përsëriti thirrjen e tij për delegatët KNKK që t’i jepet “qasje sistematike dhe të papenguar” për të gjithë të burgosurit që mbahen si pasojë e konfliktit në Ukrainë, nga të gjitha palët.

Përveç kësaj, z Maurer foli për çështjen e personat e zhdukur që kanë lidhje me konfliktin. “Ka një numër të madh njerëzish – por askush nuk e di saktësisht se sa, mes 1000 dhe 2000 të munguar si pasojë e konfliktit në Ukrainën Lindore. Gjetja e përgjigjeve dhe të mbështetur familjet e tyre është një nga prioritetet tona, “tha ai.

“Dialogu ynë me autoritetet për këtë çështje, deri tani ka qenë shumë konstruktive. Por ne nuk duhet të humbasin momentin. Pasja e një mjeti për palët e përfshira për të shkëmbyer informacion për të zhdukurit, ky do të jetë çelësi për zgjidhjen e rasteve,” shtoi z Maurer.

KNKK-ja është e gatshme të veprojë si një ndërmjetës neutral, në mes të palëve, për probleme të veçanta humanitare. Komiteti ka miratuar këtë rol për të ndihmuar në zgjidhjen e një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me furnizimin me ujë, ndalimet apo  dhe shqetësime të tjera të rëndësishme humanitare, që nga fillimi i konfliktit të Ukrainës.

Ndajeni me miqte tuaj: