(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

U zhvillua Konkursi i Ndihmës së Parë në Degë e KK Shkodër

Konkursi NP 2017 Dega Shkoder 16

 

Asnjëherë nuk e dimë se kur do të përballemi me një aksident, por më e keqja është të mos dimë të japim ndihmën e parë, duke rrezikuar kështu shëndetin e tonë dhe të tjerëve.

Pjesë e sensibilizimit të komunitetit nga Kryqi i Kuq Shqiptar, është dhe Konkursi që organizohet çdo vit në shkallë kombëtare, e kështu dhe nga Dega e KK Shkodër.

Niveli i lartë i treguar në konkurs, u arrit falë punës së shkëlqyer të vullnetarëve, që pavarësish ngarkesës shkollore, u impenjuan çdo ditë maksimalisht për një përgatitje sa më të mirë nga instruktorët e përkushtuar të Ndihmës së Parë në Degë, të cilët meritojnë të falënderohen për përkushtimin dhe dëshirën për të bërë më të mirën. Falënderim dhe për vullnetarët simulantë, pa të cilët konkursi nuk do kishte performancën e arritur.

Urojmë që ekipi fitues, ta nderojë Degën e KK Shkodër në fazat e tjera të këtij konkursi, në atë rajonale që do të realizohet me datën 15 Prill në Shkodër, e pse jo në shkallë kombëtare.

Ndajeni me miqte tuaj: