(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

U zhvillua Konkursi Euvropian i Ndihmës së Parë, në Bukuresht, Rumani

IMG_2030

 

Konkursi Evropian i Ndihmës së Parë (FACE) është një aktivitet i përvitshëm i shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, që organizohet në vende të ndryshme që nga viti 1987.

Struktura e cila organizon këtë veprimtari të rëndësishme është Komiteti Ndërkombëtar Organizativ.

IMG_2021Këtë vit, FACE u organizua në Bukuresht/Rumani nga data 10-13 shtator 2015.

Në këtë aktivitet morën pjesë 28 shoqata kombëtare, të cilat u përfaqësuan me ekipet e vullnetarëve të ndihmës së parë. Ky konkurs mblodhi së bashku rreth 1000 pjesëmarrës vullnetarë të shteteve të ndryshme evropiane, duke u përfaqësuar me grupin më të mirë në Konkursin e Ndihmës së Parë.

IMG_2072Konkursi vetë përmbante një numër të konsiderueshëm situatash simulimi dhe çdo grup pjesëmarrës duhet të demonstronte dhënien e ndihmës së parë si në një situatë reale. Ekipi i ndihmës së parë i Kryqit të Kuq Shqiptar, bëri një paraqitje të mirë, duke punuar në grup, në të gjitha situatat e improvizuara për këtë konkurs.

Gjatë ditëve të organizimit u zhvilluan dhe 2 workshop me tematika të teknikave të ndihmës së parë dhe organizimin e lojërave mbi komunikimin në grup në situata të ndryshme.

Vetë vullnetarët e vlerësuan këtë aktivitet si një eksperiencë mjaft e mirë dhe e vlefshme sidomos për fushën e ndihmës së parë. Këtë eksperiencë dhe përvojë, grupi i ndihmës së parë do ta përcjellë tek vullnetarët e KKSH.

Ndajeni me miqte tuaj: