(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

U organizua ceremonia e dorëzimit të Sistemit elektronik të regjistrimit të anëtarëve dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq Shqiptar (KKSH).

Sistemi i menaxhimit te KKSH 19

Në ambientet e Institutit Kanadez të Teknologjisë u organizua ceremonia e dorëzimit të Sistemit elektronik të regjistrimit të anëtarëve dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq Shqiptar (KKSH).

Prej më se një viti, ndërmjet dy institucioneve ka filluar një bashkëpunim i ngushtë në fushën humanitare, e më konkretisht në atë të dhurimit vullnetar të gjakut dhe të ndihmës së parë ku janë angazhuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre studentët dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq.

Këtej lindi dhe ideja dhe dëshira e Institutit Kanadez të Teknologjisë për të kontribuar me aftësitë dhe dijet e tija për të krijuar një sistem elektronik të veprimtarive të KKSH në mënyrë të veçantë sistemin e regjistrimit të anëtarëve, të vullnetarëve dhe të dhuruesve vullnetar të gjakut. E konceptuar si Temë Diplome nga student Xhuljan Hysollari, nën drejtimin e pedagogut Fabian Lashi, prezantimi i kësaj teme u përshëndet nga Dekani i këtij institute z. Petraq Papajorgji dhe nga Presidenti i Nderit i KKSH, z. Shyqyri Subashi i cili i dorwzoi Dekanit një Certifikatë Falenderimi në praninë e vullnetarëve dhe të stafit të KKSH në seli dhe në degë dhe nga studentët e stafi i Institutit.

Ky studim që vjen si një kontribut i drejtpërdrejt i Institutit kanadez të Teknologjisë për një institucion bamirës si KKSH, besojmë se është një shembull mjaft i mirë që mund dhe duhet ndjekur dhe nga institucione të tjera si një kontribut i tyre në fushën humanitare, dhe në atë të edukimit qytetar.

Ndajeni me miqte tuaj: