(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

U çel Ekspozita vizatimore “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” e Degës së KK Tiranë.

Ekspozita Tirana
U çel në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, Ekspozita vizatimore “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” e Degës së Kryqit të Kuq Tiranë. Kjo ekpsozitë u bë ura lidhëse e ekspozimit të vlerave humanitare të Kryqit të Kuq, hedhur me shumë dëshirë në copëza letrash dhe kartonash plot ngjyra, mbartëse të mesazheve të piktorëve të vegjël të shkollave 9-vjecare publike dhe jopublike të Tiranës.
 
Artistët e vegjël jo vetëm i dhanë dritë tjetër Muzeut, por dhe prekën zemrat e çdo personi të pranishëm duke treguar dritën e udhës drejt Familjes së madhe të Vullnetarëve të Kryqit të Kuq. Kjo familje e madhe është gjithmonë pranë njerëzve në nevojë, ç’ka ishte pasqyruar bukur në vizatimet e tyre. Ndër 45 shkolla pjesëmarrëse ishte edhe Instituti i Fëmijëve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”, ku një nxënës i këtij instituti fitoi çmimin special.
Kryqi i Kuq Shqipta u mbush nga zemra të dlira e sy të sinqertë, përfaqësues të energjive të reja që Kryqi i Kuq do të ketë në të ardhmen.
Ekspozita e sotme ishte frymëzuese jo vetëm për prindër e mësues, por edhe vlerësuese dhe motivuese për çdo vullnetar prezent.
Falënderojmë Muzeun Historik Kombëtar për mundësimin e krijuar, DART, shkollat pjesëmarrëse, mësuesit e vizatimit dhe nxënësit për punimet e tyre dhe kohën e kushtuar, e njëkohësisht vullnetarët për punën e palodhur në realizimin e kësaj ekspozite! .
Ndajeni me miqte tuaj: