(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Tre veprimtari nga vullnetarët e Degës së KK Shkodër

– studentët e Fakultetit të Infermierisë së Përgjithshëm në Universitetin “Luigj Gurakuqi” u bënë pjesë e iniciativës së KK Dega Shkodër për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. Seanca e dhurimit u parapri nga një fushatë promocionale për dhurimit vullnetar të gjakut.
– në mbështetje të projektit “Zbutja e rrezikut të përmbytjeve në Vaun e Dejës” që po zbatohet nga GO2, dega e KK Shkodër po realizojnë seanca sensibilizimi për dhënien e Ndihmës së Parë për komunitetin e kësaj zone. Seancat sensibilizuese janë shtrirë në shkollat dhe qendrat shëndetësore të Bashkisë “Vau Dejës”.
– me financim të Bashkimit Europian, zbatuar nga UNDP dhe me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), Dega e KK zbaton projektin “Reduktimi i varfërisë së grave, një domosdoshmëri për një barazi gjithëpërfshirëse”. Projekti ka për qëllim të kontribuojë në fuqizimin e grave, duke u dhënë atyre mjetet e nevojshme për të rritur aftësitë e tyre profesionale dhe personale, për të lehtësuar qasjen e tyre për punësim apo vetëpunësim dhe për të forcuar pozitën e tyre sociale brenda familjes dhe komuniteteve ku ato jetojnë.
Projekti ofron zhvillimin profesional të grave dhe vajzave në profilin e rrobaqepësisë, është pa pagesë dhe mbulon edhe kostot e transportit për përfitueset që udhëtojnë nga zonat rurale.

Ndajeni me miqte tuaj: