Trajnime online mbi COVID-19

Programi i Shëndetit në bashkëpunim me Programin e Mbështetjes Psikosociale zhvilluan një seri trajnimesh online mbi COVID-19.
Trajnimet u fokusua në trajnimit të informacioneve mbi COVID-19, njohjen e protokolleve referuar nga Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq për mbështetjen psikosociale, promovimin e Linjës së Gjelbër telefonike (Greenline) dhe kontributin e dhënë nga Kryqi i Kuq Shqiptar në situatën e krijuar nga pandemia Covid-19.
Trajnimi u shtri gjatë një muaji përkatësisht në datat 12, 19, 27 nëntor dhe 5 dhjetor ku morën pjesë nga 90 pjesëmarrës, përfaqësues nga 34 degë të Kryqit të Kuq Shqiptar.
Shpresojmë shumë se këto trajnime do të sjellin një kontribut akoma më të madh të Kryqit të Kuq ndaj më nevojtarëve në këto ditë të vështira të imponuara nga situate.
Faleminderit vullnetarëve, koordinatorëve të programit dhe sekretarëve të degëve që iu bashkuan trajnimit.

Ndajeni me miqte tuaj: