(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

 Trajnim për Ndihmën e Parë të punonjësve të Institucioneve Social në varësi të Shërbimit Social Shtetëror.

Sherbimi social shteteror Korce 2

 

Prej disa kohësh është iniciuar një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Shërbimit Social Shtetëror, ky i fundit i interesuar për një formim të specializuar të punonjësve institucioneve rezidenciale për fëmijë dhe të moshuar por dhe të institucioneve të tjera.

Në parim është rënë dakord që Kryqi i Kuq Shqiptar, të zhvillojë trajnimin e tre punonjësve për çdo institucion në varësi të Shërbimit Social Shtetëror, në tetë rrethe të vendit dhe më konkretisht të punonjësve të Shtëpive të Foshnjës, të Qendrave për të Moshuar, por dhe të Qendrës pritëse të trafikimit në Tiranë.

Deri tani janë zhvilluar trajnimet për këto institucione nga Degët e KK të Fierit, Korçës dhe të Beratit, ndërkohë që në vazhdim do të kruhen trajnimet dhe në degët e KK Tiranë, Shkodër, Durrës, Gjirokastër dhe Vlorë.

Ndajeni me miqte tuaj: