(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Trajnim me të rinjtë vullnetarë të projektit DAD (Luftë kundër Drogës, Alkoolit, Duhanit) – Programi i Shëndetit i Kryqit të Kuq Shqiptar

Trajnimi e shtune 11 20

 

Në 11 shkurt 2017, në qendrën e trajnimit të Kryqit te Kuq Shqiptar, u zhvillua trajnimi i parë për vitin 2017 me të rinj vullnetarë, lider skuadrash të Programit të Shëndetit, në kuadër të projektit: “Parandalimi i sëmundjeve nga substanca që krijojnë varësi” me donator “Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të mëvonshme”

Projekti ka filluar në Janar 2016, në 12 degët e mëdha të Kryqit të Kuq Shqiptar, mbëshetur nga donatori i mësipërm për 5 muaj ndërkohë që vazhdoi deri në muajin dhjetor me burime njerëzore e financiare të Kryqit të Kuq Shqiptar, për të rifilluar në vitin 2017 i zgjeruar edhe me pesë degë të mesme të, i mbështetur po nga i njëjti donator. Në trajnim morën pjesë 28 vullnetare nga 9 degë të Kryqit të Kuq. Një trajnim i dytë do të zhvillohet me 30 vullnetarë nga nëntë degë të tjera më 18 shkurt.

Qëllimi i projektit është “edukimi i të rinjve për mos përdorimin e substancave që krijojnë varësi të tilla si, Droga, Alkooli dhe Duhani.”. Ajo që programi synon të arrijë me këtë projekt është:

• Rritjen e nivelit të informacionit të të rinjve të shkollave të mesme mbi problemet që lindin
nga përdorimi i substancave abuzive (drogat, duhani, alkooli).

• Ndryshimin e sjelljeve dhe qëndrimeve të të rinjve ndaj këtyre substancave.

• Rritjen e kapaciteteve vepruese të Kryqit të Kuq Shqiptar për parandalimin e përdorimit dhe dëmtimeve nga substancat që krijojnë varësi

Përfitues të këtij projekti është parashikuar të jenë 12 mijë nxënës të shkollave të mesme dhe të rinj të ndërmarrjeve prodhuese në 17 degë të Kryqit të Kuq Shqiptar. (12 degë qendër qarku dhe 5 degë të mesme)

Projekti zhvillohet sipas metodës “Të rinjtë për të rinjtë” (Peer education), ku vullnetarë e Kryqit të Kuq, të trajnuar enkas sic dhe u bë në këtë trajnim, bashkëbisedojnë, ndajnë opinione dhe japin informacion tek bashkëmoshataret mbi dëmet shëndetësore, sociale, profesionale, ekonomike, morale, etike, etj. të substancave që krijojnë varësi si Droga, Alkooli, Duhani.

Ndajeni me miqte tuaj: