Trajnim mbi ndihmën e parë në shërbimin e urgjencës (me ambulancë)

Me mbështetjen e Kryqit të Kuq Italian, në datat 15-16 shtator u zhvillua trajnim mbi ndihmën e parë në shërbimin e urgjencës (me ambulancë). Programi i trajnimit përmbante ndër të tjera dhe reanimimi kardiopolmonar, traumat, mënyrat e lëvizjes dhe transportimi i personave të lënduar. Ishte ky një trajnim intensiv por shumë i vlefshëm për instruktorët dhe vullnetarët e KKSH.
Faleminderit miqve tanë italianë për përkushtimin e tyre në zhvillimin e këtij trajnimi. Kryqi i Kuq italian i dhuroi Kryqit të Kuq Shqiptar një autoambulancë të pajisur me të gjitha asetet për një ndërhyrje në raste nevoje!

Seminari u përshëndet dhe nga Presidenti i KKKSH, z. Ylli Alushi. Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të gjerë në ardhmen!

Ndajeni me miqte tuaj: