(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Tragjedia në detin Mesdhe: “Institucionet duhet të vendosin në qendër të veprimtarisë së tyre qenien njerëzore. Së bashku me 800 personat janë mbytur dhe ndërgjegjet tona si qytetarë europianë.” – “Duhet thyer indiferenca e botës përballë kësaj strategji

El Hadj Sy ne Katania per krizen mesdhetare

“Janë me qindra të mbyturit në det, që kurrë nuk kanë marrë përgjigje. Operacioni “Trito” nuk është përgjigja e përshtatshme për këtë fenomen, të cilin nuk mund ta quajmë emergjencë sepse ka vitet që ndodh në mënyrë të pandërprerë.” Kështu u shpreh Presidenti i Kryqit të Kuq Italian, Francesko Rocca, gjatë Konferencë së shtypit të mbajtur në Katania, së bashku me zotin Elhadj Asa Sy Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, mbajtur më datë 21 prill. Elhadj As Sy ndodhet në Itali për të parë nga afër situatën e rënduar nga tragjeditë e njëpasnjëshme në detin Mesdhe, dhe për të bashkërenduar me Kryqin e Kuq Italian hapa5t konkretë që duhen ndërmarrë. Në deklarata e tyre ata u shprehën qartë se “Duhet thyer indiferenca e botës përballë kësaj strategjie” dhe se “Institucionet duhet të vendosin në qendër të veprimtarisë së tyre qenien njerëzore”.

Në fjalën e tij Elhadj As Sy tha se: “Jemi këtu për të thyer heshtjen në një situatë të vështirë për tu përballur dhe përballuar. Të thyesh indiferencën që bota ka shprehur përballë kësaj tragjedie. Them indiferencë, sepse kur flasim i referohemi numrave, por duhet të kujtojmë se pas këtyre numrave janë njerëz, histori, gra, fëmijë, vajza të detyruar të lënë shtëpitë e tyre, familjet, të detyruar për tu përballur me detin Mesdhe, që është kthyer në një varrezë. Ne duhet të vendosim në qendër qenien njerëzore. Sepse kjo do të thotë ta respektosh dhe të respektosh të drejtën e tij për një të ardhme më të mirë.”

Presidenti Rocca shtoji se: Janë më shumë 1000 vullnetarë që janë angazhuar në përgjigjen ndaj kësaj strategjie. Vetëm gjatë vitit 2015 Kryqi i Kuq Italian ka dhënë ndihmesën e tij në 62 zbarkime. Sicilia – theksoi Rocca po ofron kapacitete jashtë çdo lloj imagjinate. Në këto vitet e fundit ajo ka treguar çfarë është më e mira e Italisë. Sigurisht që Sicilia është porta e Evropës: po a duam ne që të mbyllim këtë kanal, të kontrollojmë këtë fluks nën një profil njerëzor? Nëse po, le të veprojmë, por të mos e kthejmë kokën mënjanë duke treguar se nëse mbyten në Libi nuk është njëlloj sikur të mbyten pak milje larg shtëpive tona.

Marrë me shkurtime nga Kryqi i Kuq Italian

Ndajeni me miqte tuaj: