(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

-Ti jepet fund vuajtjeve të civilëve, nga përdorimi i armëve shpërthyese në qytete-

 

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, z. António Guterres, dhe Kryetarit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, z. Peter Maurer, më 18 shtatorit 2019

 

Idlib dhe Tripoli, aktualisht janë në shënjestrën e bombardimeve të pandërprera, ashtu si para tyre kanë qenë një numër i pafund qyteteshm si Mosuli, Alepi, Taizi, Donetsku, Faluja apo dhe Sanna, për të përmendur vetëm nga disa shembujt më të afërt në kohë.

Megjithëse ato shkaktojnë shkatërrimi dhe vuajtje të tmerrshme, luftërat në zonat urbane shumë rrallë janë prezentë në shtypin e përditshëm, ndërkohë që këto ngjarje duhet të meritonin shumë më tepër vëmendje, kur dihet se aktualisht ato prekin jo më pas se 50 milion njerëz.

Të shqetësuar në planin humanitar nga pasojat shkatërruese në luftërave urbane, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) bëjnë këtë apel të përbashkët shteteve dhe të gjitha palëve në konfliktet e armatosura për të evituar përdorimin në zonat e banuara të armëve shpërthyese me rreze të gjerë veprimi.

Është fakt, së në atë shkallë që bota sot urbanizohet, po në atë shkallë rriten konfliktet e armatosura. Por, kur qytetet të tëra bombardohen – qofshin të goditur nga ajri, të gjuajtur me raketë apo artileri apo nga shpërthime të armëve shpërthyese të improvizuara -, janë pikërisht civilët që paguajnë çmimin më të lartë. Në fakt, pjesa më e madhe e viktimave (sipas një vlerësimi, më shumë se 90% e tyre) janë civilë. Imazhet tronditëse të gërmadhave nga qendrat urbane që na vijnë ndër të tjera nga Afganistani, Iraku, Siri dhe Ukraina tregojnë qartë dëmet civile sistematike dhe mjaft të gjera, që është e pamundur të injorohen, megjithatë shpesh lihen në harresë.

Palët në konflikt duhet të pranojnë se ato nuk mund të luftojnë në të njëjtën mënyrë si në një zonë të banuar ashtu dhe në një fushë beteje të hapur. Ato duhet të dinë se përdorimi i armëve shpërthyese me rreze të gjerë veprimi që shkaktojnë pasoja në qytete, fshatra dhe në kampet e refugjatëve, i vë civilët përpara një rreziku shtuar dhe me pasoja që nuk bëjnë dallim në dëmet që shkaktojnë.

Konfliktet e armatosura në qytetet shkaktojnë vdekje dhe të plagosur rëndë të panumërt ndërmjet civilëve, dhe shumë prej tyre janë të detyruar të jetojnë si handikapë apo me pasoja psikologjike për pjesën e mbetur të jetës. Infrastrukturat e nevojshme për funksionimin e shërbimeve të domosdoshme – si uji, energjia elektrike, kanalizimet, përkujdesi shëndetësor – dëmtohen dhe shkatërrohen, çfarë kthehet në një reaksion zinxhir dhe e rëndon më tej situatën. Për të dhënë vetëm një shembull, muajin e fundit në Aden (Jemen), pas luftimeve intensive, janë të paktën 200 000 persona që u privuan nga uji i pijshëm.

Dhe kur furnizimi me ujë apo energji elektrike ndërpritet sepse tubacionet apo linjat e furnizimit janë ndërprerë, bëhet mjaft e vështirë, pse jo e pamundur, që të sigurohet përkujdesjet e nevojshme mjekësore. Në fakt, bombardimet në qytetet godasin fort sistemin e përkujdesjes shëndetësore: pjesëtarë të personelit mjekësor vriten apo plagosen, ambulancat nuk mund të mbërrijnë deri te i plagosuri, dhe spitalet pësojnë dëmtime të pakthyeshme.

Kushtet e jetesës bëhen të padurueshme për ata që mbijetojnë, dhe shumë janë të detyruar që të largohen. Verën e shkuar, vetëm në dy muaj, rreth 100 000 njerëz u zhvendosën për shkak të bombardimeve masive mbi qytetin e Tripolisë. Ndërkohë që personat e zhvendosur, veçanërisht gratë dhe fëmijët, janë vecanërisht të ekspozuar ndaj rreziqeve që kërcënojnë jetën dhe shëndetin. Në Irak llogariten 1.5 milion të zhvendosur brenda vendit që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Dhe ata që rrezikojnë të kthehen pavarësisht pengesave, përballen me vështirësi të panumërta për të rindërtuar jetën e tyre; shtëpitë janë prishur, rrjeti i shërbimeve themelore është shkatërruar dhe rreziku i mbetjeve shpërthyese të luftës është i kudogjendur.

Shkatërrimet masive të shkaktuara nga konfliktet e armatosura në mjediset urbane, mund të çojnë në një rënie të treguesve të zhvillimit të arritur në shumë vjet; pse jo për shumë dhjetëvjeçarë. Le të marrim për shembull Jemenin: vetëm në katër vitet e para të luftës, treguesit e zhvillimit njerëzor ranë ndjeshëm, duke shkuar në nivelet që kishin qenë njëzet vjet më parë. Kjo çon në një ndalim të menjëhershëm, të tmerrshëm të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Kur qendra urbane dikur plot gjallëri dhe të begata transformohen në qytete fantazmë, janë disa dhjetëvjeçare progresi që janë kthyer në një hiç.

Këtë vit, ne kremtojmë 70 vjetorin e Konventave të Gjenevës të vitit 1949. Të ratifikuar universalisht, ato i japin të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare (DNH) një pushtet mbrojtës për sa kohë që këto rregulla respektohen plotësisht. kështu, DNH ndalon shprehimisht sulmet e drejtuara ndaj civilëve apo të mirave materiale me karakter civil, sulmeve gjithëpërfshirës apo joproporcional, përdorimit të armëve që godasin pa dallim dhe përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore. Është detyrim i palëve në konflikt që të marrin masa për zvogëlimin në minimum të dëmeve që mund të shkaktojnë dëme rastësore për popullsinë apo të të mirave materiale civile. Më shumë se detyruese në situatat e konfliktit të armatosur, respektimi i këtyre rregullave kërkohet kur luftimet zhvillohen në zona të banuara – ku shënjestrat ushtarake dhe strukturat civile janë pranë njëra tjetrës, dhe ku civilët rrezikojnë shumë që të plagosen apo dhe të vriten.

Duke marrë në konsideratë, nevojat e brendshme të civilëve, Shtete duhet që sa më shpejt, nga njëra anë të rishikojnë dhe rimendojnë zgjedhjet e tyre në fushën e armatimeve dhe të taktikave të luftës në mënyrë që të kursejnë popullsinë dhe të mirat civile, dhe nga ana tjetër, të përgatiten, të formohen dhe të pajisin forcat e tyre të armatosura. Përveç kësaj, ata duhet të përdorin forcën e tyre të influencës për të bindur partnerët e tyre dhe palët e tjera në konflikt që të mbështesin realizimin e të njëjtës gjë.

Shumë iniciativa që kanë pasur si qëllim forcimin e mbrojtjes civile dhe të mirave të karakterit civile në shumë konflikte të armatosura në zonat urbane janë tashmë duke u zhvilluar, dhe kjo është inkurajuese. Në rradhë të parë, Ne mbështesim përpjekjet e bëra nga Shtetet për të hartuar një deklaratë politike për të përcaktuar kufizimet, normat e përbashkëta dhe procedurat operacionale që duhen hartuar, në përputhje me DNH, për përdorimin e armëve shpërthyese në zonat e banuara.

Ne u kërkojmë Shteteve dhe palëve të tjera të angazhuara që të mbledhin në vazhdimësi të dhëna mbi viktimat civile, të ngrenë mekanizmat për të zbutur rreziqet dhe të ngrenë padi në rast të dëmeve civile, të marrin në analizë operacionet e tyre të kryera dhe të nxjerrin mësime për të ardhmen.

Ne inkurajojmë gjithashtu, Shtetet që të inventarizojnë dhe të bëjnë bashkë praktikat më të mira që lejojnë zvogëlimin e rreziqeve ndaj të cilave janë të ekspozuara popullsia dhe të mirat civile në konfliktet e armatosura në zonat urbane, dhe ne angazhohemi se do të mbështesim përpjekjet e bëra në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, Ne i bëjmë apel palëve në konfliktet e armatosura që të ndjekin strategji dhe taktika ushtarake që i mbajnë luftimet larg zonave të populluara me qëllim që qendrat urbane të mos jenë më teatër përballjesh, dhe u kërkojmë atyre me insistim që të lëne të largohen civilët e mbetur në zonat e rrethuara.

Së fundi, Ne u bëjmë apel Shteteve të bëjnë të tyret politika dhe praktika që çojnë në një mbrojtje sa më të mirë të popullsisë civile në konfliktet e armatosura në zonat e banuara, duke kërkuara pikërisht evitimin e përdorimit të armëve shpërthyese me rreze të gjerë veprimi, për shkak të dëmeve pa dallim që ato me shumë mundësi mund të shkaktojnë. Të gjitha këto përpjekje të kombinuara do të kontribuojnë në mënyrë të dukshme në zvogëlimin e efekteve të konflikteve në zona urbane dhe në parandalimin e vuajtjeve në mes të popullsisë civile.

Për më shumë informacion:

Anita Michele Dullard, zëdhënëse e KNKK në Gjenevë, +41227303028, adullard@icrc.org

 

Ndajeni me miqte tuaj: