(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Temperaturat e larta dhe zjarret godasin Europën

Zjarr ne Portugali

 

 

 

Dje Kryqi i Kuq Portugez lëshoi një apel kombëtar për emergjencë me qëllim që të mbështesë viktimat e zjarrin që përfshiu pyllin e Pedrogao Grande, ku flitet se kanë humbur jetën të paktën 62 persona dhe janë lënduar 60 të tjerë.

 

Raportimet e mediave vendore e përshkruajnë zjarrin si një nga më dëmshmit që prej dekadash; qeveria ka shpallur tri ditë zi dhe ka dërguar dy batalione me ushtarë për të ndihmuar rreth 2000 zjarrfikës që ndodhen aty.

 

“Dimensionet e këtij zjarri janë të tilla, sa në kujtesën tonë nuk kujtojmë asnjë tragjedi tjetër të përmasave të tilla” tha për Reuters kryeministri vendit Antonio Costa gjatë vizitës në zonën e prekur  – një rajon malor rreth 200 km në Veri-Lindje të Lisbonës.

 

Policia tha se zjarri ka shpërtheu ndoshta pas një pemë është goditur nga rrufeje, dhe është përhapja e tij është ndihmuar  erërat e thatë dhe të dendura në mes valës së të nxehtit që ka prekur Europën Perëndimore.

 

Kryqi i Kuq raporton se 25 njësi vendore janë duke ndihmuar në zhvendosjen e popullisë së prekur si dhe janë duke punuar me personelin e Institutit Kombëtar të Mjekësisë Emergjente, si dhe duke ofruar mbështetje psiko-sociale, ujë, ushqim, shtresa për të fjetur dhe batanije.

 

Shoqata Kombëtare thotë se “Poste mjekësore të avancuara” janë duke punuar në aftësimin e përkohshme në pacientëve.

 

Ndërkohë të hënën, është aktivizuar Shërbimi i menaxhimit të emergjencave të Platformës së Vëzhgimit Tokësor të Bashkimit Europian, “Copernicus”, për të hartuar katastrofën dhe për të mbështetur përpjekjet e ndihmës në Portugali – një nga tre vendet evropiane, së bashku me Spanjën dhe Francën, ku dhe ishin paralajmëruar pasoja nga efektet e të nxehtit.

 

Komunikim në kohë

Me një parashikim për temperatura të larta prej 31° C në një pjesë të Britanisë së Madhe, Shërbimi i Shëndetit Publik në Angli që të premten kishte lëshuar një “paralajmërim”  dhe këshilluar njerëzit që të bënin më shumë kujdes.

 

Udhëzuesi i kohës i Kryqit të Kuq Britanik, thotë se vala e të nxehtit është “përgjithësisht kur temperaturat kalonjnë mbi 30 ° C gjatë ditës dhe 15 ° C gjatë natës, në ditë të njëpasnjëshme”. Udhëzuesi këshillon njerëzit që të përshtaten me parashikimet e motit, duke veshur rroba të lehta dhe të lirshme, duke pirë shumë ujë dhe duke u kujdesur ndër të tjera për të moshuarit.

 

Kryqi i Kuq i Holandës sot tha se plani kombëtar për valën e temperaturave të nxehta, një nismë e hartuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe agjenci të tjera, tani më ka hyrë në fuqi në Limburg, Noord-Brabant, Zeeland, Zuid-Holland, Utrecht, Gelderland dhe Overijssel.

 

Një konferencë shkencore, e mbajtur dy vjet më parë në selinë e UNESCO-s në Paris, në prag të COP 21, e ka vënë motin e nxehtë në krye të një liste të motit të keq që është përkeqësuar mjaft si pasojë e ndryshimeve klimaterike.

 

Drejtori i Qendrës për Klimës Maarten van Aalst u tha pjesëmarrësve  se Njoftimet në kohë në lidhje me valën e të nxehtit në vitin 2015, do të thotë se “ne mund të përcjellim të rejat e shkencës te publiku i gjerë, kur ato kanë rëndësi”.

 

Raportimet e mediave vendore e përshkruajnë zjarrin Pedrogao Grande si një nga më dëmshmit që prej dekadash; ai ka filluar pas një rrufe goditi një pemë dhe më pas u ndihmua nga erërat e thatë dhe të dendur, pasojë e një vale të nxehti që ka prekur Evropën Perëndimore. (Foto: Shërbimi zjarrfikës portugez përmes Tëitter)

 

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: