(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Të tjerë viktima në Mesdhe. Plot një vit më parë në Kanalin e Sicilias ndodhi tragjedia ku humbën jetën 800 persona.

19 prill

 

Rocca: “Sot do të duhet të qajmë të tjera viktima. Ne duhet të mbrojmë njerëzit dhe jo kufijtë.”

 

Një tjetër tragjedi në det ka ndodhur pikërisht sot, saktësisht një vit pas tragjedisë më të cilën humbën jetën 800 persona. Janë rreth 400 emigrantët të vendosur në bordin e katër anijeve ne Detin Mesdhe, përgjatë brigjeve egjiptiane. Gjashtë kufoma janë gjetur në një gomone që është nisur nga Sabrata.

 

Një vit nga ngjarja që u konsiderua nga të gjithë një nga tragjeditë më të mëdha të historisë së emigracionit, rikthehen dhe një herë dhembjet për të vdekurit, së bashku me keqardhjen që nuk kemi mundur të rikuperojmë të gjitha trupat në fund të detit. Në natën e 18 prillit, në Kanalin e Sicilian, 73 milje nga bregu libian, një anije peshkimi e stërmbushur me emigrantë është përmbysur në momentin që po vinin ndihmat nga një anije tregtare portugeze  e quajtur King Jakob. Të mbijetuarit ishin vetëm 128 ndërsa të vdekurit e menduar nga 700 deri në 900 persona. Sot gjatë ditës është arritur që të gjenden 180 trupa, ndër të cilët shumë fëmijë. Korpusi ushtarak i Kryqit të Kuq Italian prej vitesh vazhdon të japë mbështetjen e tij logjistike për Marinën Ushtarake italiane për nxjerrjen e trupave nga deti, në një pikë ku thellësia është 300 metra.
Vitin e kaluar, menjëherë pas mbytjes dramatike, Kryqi i Kuq Italian aktivizoi një numër telefoni dhe një adresë email-i për të kërkuar informacion për të humburit dhe viktimat me qëllim mundësimin e lidhjeve familjare. Dy ditë pas tragjedisë, Kryqi i Kuq organizoi në Katania një Konferencë për shtyp me presidentin e KK Italian Francesco Rocca dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, z. Elhadj As Sy. Një ngjarje kjo në të të cilën u theksua me zë të lartë nevoja për të vendosur qenien njerëzore në qendër të veprimit të qeverive dhe të komunitetit ndërkombëtare, në veçanti të Bashkimit Europian. Në vijim të tragjedisë, nga ana e Federatë ndërkombëtare të Shoqatave të KK dhe të GjK u lëshua dhe një apel ndihme që i lejoi Kryqit të Kuq Italian që të administronte me efikasitet ndihmën ndaj zbarkimeve dhe mirëpritjen e të gjithë të mbërriturve.
Nuk mund ta harroj, tha Francescco Rocca – mbërritjen e të mbijetuarve në portat e Katanias vitin që shkoi. Kujtoj tmerrin në sytë e tyre dhe fjalët që ata na thoshin “ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë ne vuajmë në Libi”. Një tragjedi e pamasë, e cila është shoqëruar me fjalët e përhershme, me mbledhje të paqarta, marrje vendimesh që nuk janë zbatuar, që kanë bërë që situata të mos ndryshojë, me një qasje akoma të kufizuar të shërbimeve bazë, me ndalime arbitrare, dhunë dhe abuzime, humbje të kontakteve me të dashurit e tyre, por mbi të gjitha shoqëruar nga rreziku i vdekjes.”

 

“Dhe sot, një vit më pas, na duhet sërish të qajmë të tjera viktima. Çfarë pret Europa për të mbrojtur personat dhe jo kufijtë! Politika duhet të administrojë disa procese të caktuara dhe të mos ketë frikë. Prej vitesh kërkojmë rrugë të sigurta sepse fenomeni i emigracionit, nuk duhet trajtuar si rast emergjence, nuk mundet të ndalohet përballë asnjë muri që do të hasë, sepse do të gjej gjithnjë rrugë të reja për të kaluar, më të rrezikshme dhe më të fshehta.”

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: